Në raportin për zgjerim të Komisionit Evropian për Malin e Zi, i cili u dorëzua sot, shkruan se Malit të Zi edhe më tutje i duhet të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e popujve pakicë.
Në raport shkruan edhe për emigrimin, duke theksuar se duhet kushtuar vëmendje të veçantë popujve pakicë.
“Institucionet për të drejtat e njeriut janë ende të dobëta. Zyra e Avokatit të Popullit dhe Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave duhet të forcohen në përputhje me reformën anti-diskriminim. Njohuria e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare e të punësuarve është gjithnjë e pamjaftueshme. Është urgjentisht i nevojshëm adresimi i mungesës së transparencës dhe kontrollit të fondeve për popujt pakicë,” thuhet në mes tjerash në raportin e këtij viti.
Për shkak se nuk është shënuar progres, liria e medies është cilësuar si shqetësuese, ndërsa kërkohet hetime ndaj sulmeve ndaj gazetarëve dhe pronës së tyre. /MALESIA.ORG.