Partitë shqiptare takohen për çështjen e komunës

komuna urbane tuzMbrëmë në Tuz është mbajtur një takim në mes te drejtuesve të subjekteve politike shqiptare dhe Këshillit Kombëtar Shqiptarë. Tema e diskutimin, jozyrtarisht mësojmë, ishte çështja e Komunës së Malësisë, ndërsa takimi ishte iniciuar nga kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu.

Në takimin e zhvilluar në zyrën e Alternativës Shqiptare në Tuz morën pjesë kryetari i KKSH-së dhe deputet i Forcës, Genci Nimanbegu, deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj, Kryetari i Iniciativës Qytetare, Maliq Çunmulaj, Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në Malësi, Nikollë Camaj, Kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe Kryetarë i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka dhe Fuad Haxhibeti Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Deri me tani asnjë nga këto subjekte politike nuk kanë bërë publik asnjë detaj nga takimi i mbrëmshëm.

Ndërkaq, në Parlamentin e Malit të Zi, për sot në rënd të ditës janë disa ligje përmes të cilave, në rast të aprovimit, do të ndërrohej statusi i Komunës urbane të Tuzit, por sipas informatave të mëparshme, nuk është fjala për komunë me kompetenca të plota ashtu si komunat tjera në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/