Evrokomesari, Johanes Han ka lënë të kuptohet se Maqedonia ka rrezik të destabilizohet nga incidentet mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
Andaj për shkak të situatës së brishtë ndëretnike, Han kërkon nga qeveria e Gruesvkit që të zbatojë Marrëveshjen politike të Përzhinos që t’i japë fund krizës politike dhe të hapë perspektikën evropiane për afro 2 milion banorët e Maqedonisë.
“Liderët politikë duhet të zbatojnë marrëveshjet politike. Situata ndëretnike vazhdon të jetë e brishtë dhe duhet të zbatohet marrëveshja e Ohrit. Komisioni është i vendosur të hapë negociatat me Maqedoninë por do të kushtëzohet me zbatimin e marrëvëshjes së qershor korrikut. Çështja do të adresohet pas zgjedhjeve” , ka deklaruar evrokomesari Johanes Han./BW/MALESIA.ORG/