Të gjitha nënat të cilat kanë tre ose më shumë fëmijë, dhe kanë më shumë se 25 vite stazh të punës, do të përfitojnë kompensim jetësorë prej 70% të rrogës mesatare. E njëjta vlen edhe për nënat të cilat kanë katër e më shumë fëmijë, dhe kanë 15 vite stazh të punës. Ndërkaq, nënat të cilat nuk kanë stazh të punës por ndodhën të regjistruara në Entin për Punësim për së pakut 15 vite, kanë të drejtë për kompensim prej 40% të rrogës mesatare.
Ky kompensim social do të sigurohet përmes ligjit të ri, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2016.
Për më shumë, lexoni kumtesën e Partisë Socialiste Popullore, të nënshkruar nga Kolë Lulgjuraj, kryetarë i degës së kësaj parti në Malësi.
KUMTESË PËR OPINION
Partia Socilaiste Popullore e Malit të Zi, në angazhimin e vet politik, gjithëher ka për qëllim interesin e qytetarëve, duke marr parasysh, në radhë të parë, pozitën sociale dhe ekonomike të banorëve. Edhe pse gjithnjë flitet për të drejtat e grave në Mal të Zi, respektivisht për barazinë gjinore, të gjithë e dijmë se sa pak është bërë në këtë drejtim. Prandaj, të vetëdidjshëm se pozita e sociale dhe ekonomike e qytetarëve është tepër e vështirë, si pasojë e politikës së mbrapsht ekonomike të udhëhequr nga qeveria aktuale e Malit e të Zi, jemi angazhuar maksimalisht të përmirësojmë gjendjen ekzistuese në këtë drejtim. Sidomos, është e rëndë pozita e nënave të cilat edhe në kushtet e skamjes nga papunësia e madhe, janë të detyruara të lindin dhe të rrisin fëmijët si obligimin më të madh dhe më të shenjtë për çdo nënë. PSP, në kuadër të angazhimeve në këtë drejtim, ka insistuar gjithnjë në sigurimin e kushteve më të volitshme për ruajtjen dhe rritjen e natalitetit. Hapi i parë dhe i domosdoshëm në këtë drejtim, ka qenë krijimi i infrastrukturës ligjore për të siguruar kompensimin e përjetshëm, për të gjitha nënat që kanë lindur tre e më tepër fëmijë. Propozim ligji i miratuar me inisiativën e PSP, për Plotësimet e Ligjit për Mbrojtjen Socila dhe të Fëmijëve, parasheh kompnesimin jetësor, për të gjitha nënat që dëshirojnë, e që i plotësojnë kushtet e parapara me këtë ligj. Ligji në fjalë, është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi, më 16 korrik të vitit 2015, kurse i njëjti është nënshkruar nga presidenti i shtetit, më 24 korrik, të po këtij viti. Edhe pse, PDS, ka tentuar zvarritjen e miratimit të këtij ligji dhe zbatimin e tij, i njëjti është publikuar në Fletën Zyrtare të Malit të Zi, nr. 42/15. Në fletën zyrtare, neni 54b, parasheh kompensimin jetësor në shumë prej 70% të fitesës mesatare në vend, për të gjitha ato nëna që lindin tre e më shumë fëmijë dhe që kanë 25 vjetë e më tepër stazh të punës, nikohsisht dhe nena e cila lind kater e me shum femij dhe plotson 15 vite stazh pune ,të cilat dëshirojnë realizimin e kësaj të drejtë..
Ndërkaq, për të gjitha ato nëna që kanë lindur tre e më shumë fëmijë e të cilat sëpaku 15 vjetë, ndodhen në evidencën e Entit për punësim, do të marrin kompensim jetësor në shumë prej 40% nga fitesa mesatare në vend, e realizuar në vitin paraprak. Po ashtu duhet cekur se gjatë kohës së shftyëzimit të kësaj të drejtë, çdo grua, poashtu do të gëzoj të drejtën në sigurimin shëndestësor.
Jetësimi i këtij ligji do të fillojë prej 1 janarit të vitit 2016, kurse të gjitha nënat e interesuara duhet të drejtohen në Qendrat për punë sociale, në komunate e veta. PSP, uronë që në të ardhmen të kemi sa më shumë nëna dhe fëmijë sepse ata janë e ardhmja e shoqërisë në përgjithësi.
PSP e Malit të Zi,
Kryetari i PSP për Malësinë dhe këshilltari i kësaj partije në Kuvendin e Podgoricës,
Kolë Lulgjuraj