Në 20 vitet e fundit shqiptarët u de-subjektivizuan, dhe tani nuk luajnë rolin e rëndësishëm në jetën politike në Mal te Zi, tha deputeti i pavarur Dritan Abazoviq.
Abazoviq në një intervistë për gazetën Bota Sot tha se ai është i vetmi deputet shqiptarë në opozitë.
“Theksoj për fat të keq pasi që të gjithë deputetet tjerë shqiptarë janë në pushtet e siç e dini edhe vet, komuniteti shqiptarë është mjaft i pakënaqur me statusin e vet në Mal të Zi dhe njëherit me pushtetin. E kjo si pasojë që numri i shqiptarëve zvogëlohet çdo ditë e më shumë, nuk respektohen të drejtat tona si pakicë, mungon arsimimi i lartë në gjuhën shqipe etj. dhe përkundër kësaj të gjithë partitë nacionale shqiptare marrin pjesë në qeveri”, thotë Abazoviq.
Ai shprehët se kështu nuk mbrohen të drejtat e shqiptareve, por, siç shprehet ai, “le të ja lejmë kohës dhe qytetarëve të vlerësojnë punën e çdo kujt”.
“Është shumë e thjeshtë të shpjegohet me pak fjali e që kanë shumë peshë: numri i shqiptarëve ka rënie prej 7% ne vitin 2001, në 4,9% ne vitin 2011, nuk kthehen pronat e shqiptarëve, nuk ka zhvillim ne treva tona, nuk lejohet të bëhet komuna e Tuzit që 20 vite, nuk jemi prezent më shumë se 1.5 % në administrate… atëherë është më se e qartë se çka është arritja e kryeministrit në çështjen shqiptare. Si mund të quhet ndryshe dikush që në 25 vitet e fundit është bërë 7 herë kryeministër, ndërsa pozita e shqiptarëve në Malin e Zi çdo herë e më shumë vjen duke u dobësuar.”, tha Abazoviq.
Në pyetjen përse nuk po arrin të unifikohet ende faktori politik shqiptarë, ai shprehet, “sepse ne shqiptarët kemi dëshirë të jemi gjithë gjeneral. Ne 20 vitet e fundit shqiptarët u de-subjektivizuan, dhe tani nuk luajnë rolin e rëndësishëm në jetën politike në Mal të Zi.
Ai shprehët se duhet punuar në unifikimin e subjekteve shqiptare.
“Shpresoj që ne zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm do të marrin pjesë të gjithë në një listë të përbashkët dhe pjesëmarrjen ne pushtet ta organizojnë me platformë te qartë politike, e jo si deri më tani me plotësimin e interesave të ngushta partiake ose personale”, tha Abazoviq. /MALESIA.ORG/