Nga Podgorica në Paris: Atentatet dhe lidhjet misterioze me Malin e Zi

policia gjermaneShtetasi malazez, i cili u kap më 5 nëntor me një arsenal armësh në Bavari, ka gjasa të ketë lidhje me sulmet terroriste të Parisit.  Deutsche Welle zbulon lidhje të tjera.

Kallashnikovë, pistoleta, granata dore dhe lëndë shpërthyese – një arsenal të gjerë armësh gjetën autoritetet gjermane në një kontroll rutinë në autostradën A8 në Bad Feilnbach, Bavari. Të fshehura mirë në një automjet të tipit Golf 5, në timonin e të cilit qëndronte një shtetas malazez, Vlatko Vucelic. Sipas mediave në sistemin e navigimit të tij është gjetur një adresë në Paris si destinacion. Policisë Vlato Vucelic i ka thënë vetëm se ka dashur të shohë kullën Eifel dhe se nuk ka pasur dijeni për armët që ishin brenda.

Kjo ka ndodhur më 5 nëntor tetë ditë para sulmeve terroriste në Paris. Autoritetet gjermane i kanë informuar homologët malazezë me vonesë, vetëm më 10 nëntor, kështu thuhet në Podgoricë. Në Gjermani shoqërimi në polici i Vlatko Vucelic është parë si një rast i izoluar i kontrabandës së armëve, pa lidhje me terrorizmin. Një politikan i nivelit të lartë malazez, emri i të cilit nuk u publikua, pretendon në agjencinë e lajmeve, Mina se është një akuzë dashakeqe që një qytetar malazez të ketë të bëjë me atentatet e Parisit. Ndërsa gazeta proqeveritare, Pobjeda i cilëson raportimet e mediave gjermane si “propagandë”, që synon të pengojë dritën jeshile për anëtarësimin në NATO.

Vlatko Vucelic me probleme sociale

Policia malazeze ka nxituar të publikojë se Vlatko Vucelic nuk ka qenë person i dyshuar për autoritetet – dhe kjo para së gjithash sepse ai nuk është mysliman, por i krishterë ortodoks. Kryetari i komisionit parlamentar për sigurinë, Zoran Miljaniqin kjo e zemëron. “Nuk dihet se si policia malazeze arrin kaq shpejt të përjashtojë një lidhje mes këtij njeriu dhe sulmeve në Paris”, shprehet ai për Deutsche Wellen. “Edhe dhe shënimi se ai është i krishterë, nuk ka kuptim. Në terror dhe logjistikën e tij mund të ndodhë të përfshihen njerëz nga të gjitha fetë.”


Vlatko Vucelic zbulohet në një kontroll të rastësishëm

Sipas informacioneve të Deutsche Welles, 51 vjeçari, Vlatko Vucelic vjen nga një fshat, Bioçe, 2 kilometra në veri të Podgoricës. Ai nuk ka grua dhe fëmijë, ndërkohë që i vëllai dhe të afërmit e përshkruajnë si një njeri të varfër, që i ka fituar paratë me punë të rastësishme në fusha apo në vreshta. Të afërmit me gjasë nuk kishin dijeni se ai ishte nisur me një automjet nga Podgorica në drejtim të Parisit. I vëllai është pyetur nga policia malazeze më 15 nëntor, dy ditë pas sulmeve të Parisit.

 

Nuk dihet nëse Vlatko Vucelic e dinte se çfarë arsenali ndodhej në automjetin e tij dhe se kush do ta merrte këtë automjet në Paris. Megjithëse autoritetet bavareze përmendin kapjen e malazezit në Bavari ende nuk ka një konfirmim të lidhjes së automjetit të Vlatko Vucelic dhe atentateve të Parisit. Ajo që mund të thuhet është se bashkëpunimi mes autoriteteve gjermane dhe atyre malazeze, çdo gjë tjetër, por vetëm efektiv nuk ka qenë. /Deutsche Welle/MALESIA.ORG/