Aksident: Humbë jetën një person në rrugën Tuz-Podgoricë

aksident-17nentor2015Në një aksident automobilistik që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Tuz-Podgoricë, humbi jetën një person 52 vjeç, me iniciale S.M., njoftojnë nga Drejtoria e Policisë.

Nga shkaqe tani të panjohura aksidenti në rrugën Tuz-Podgoricë tek Ura e Zharnicës, ka ndodhur me përplasjen e një kamioni me një veturë “Reno”.

Nga kjo përplasje, personi me iniciale S.M. ka pësuar lëndime të rënda, ku edhe përkundër ndihmës së ofruar në Qendrën Klinike në Podgoricë nuk arriti t’i shpëtoj vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim. /MALESIA.ORG/

aksident-17nentor2015-2