Partia nacionale shqiptare, Forca e Re Demokratike, është gjithnjë e më afër koalicionit me partinë e Milo Djukanovic – DPS-në, shkruan gazeta “Pobjeda”.
Siç pohon kjo gazetë, përveç koalicionit të dakorduar në Ulqin, mund të thotë edhe dalje potenciale të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të zhvillohen në pranverë të vitit të ardhshëm.
“Drejtuesit e Forcës nuk ishin të pranishëm në takimin e partive shqiptare i cili para dy ditësh është organizuar në Ulqin, e me të cilin Fatmir Gjeka provojë të fitojë mbështetjen e pjesës tjetër të partive shqiptare në mënyrë që të shmangë shkarkimin në Ulqin”, shkruan kjo gazetë.
TV Vijesti raporton, “Për të parën herë në Ulqin, kryetari i Komunës do të jetë nga DPS-ja”.
Forca shpesh herë kishte kritikuar ashpër UDSH-në për koalicionet me DPS-në, ndërsa tashmë, sipas burimeve të ndryshme, është Forca ajo që po sjellë DPS-në në qeverisjen e Ulqinit, por edhe po përgatitet që t‘i bashkëngjitet DPS-së edhe në zgjedhjet parlamentare. /MALESIA.ORG/