Deri në fund të nëntorit, debati për statusin e komunës së Tuzit
Siç njofton gazeta “Pobjeda”, për modelin sipas të cilit Tuzi do të jetë komunë në kuadër të kryeqytetit (Podgoricës) është siguruar shumica sepse përkrahje këtyre propozim ligjeve më parë u kanë dhënë DPS, SDP, Partia Boshnjake, Social Demokratët, Iniciativa Qytetare, dhe pritet përkrahje e Malit të Zi Pozitiv, shkruan RTCG.
Seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të debatohet për statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit do të mbahet në javën e ardhshme.
Ende nuk është e qartë se kush rrinë pas iniciativës që Malësia të fitoj një status, përsëri unik në Mal të Zi, ndërsa subjektet politike shqiptare ende heshtin. Në çdo fushatë parazgjedhore, dhe jo veç, subjektet shqiptare por edhe DPS-ja premtuan Komunë si të gjitha komunat tjera… /MALESIA.ORG/