Në mungesë të dokumentacionit shtyhet sërish gjykimi i Iniciativës Qytetare kundër Forcës së Re Demokratike.
Për shkak se eksperti ligjor i profesionit financiar nuk mblodhi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për dhënien e analizës, në Gjykatën themelore në Ulqin sot nuk u mbajt gjykimi sipas padisë së Iniciativës qytetare nga Tuzi kundër Forcës së re demokratike, mëson Portali Ul-info.
Gjykatësi i lëndës njoftoi palët në kontest se gjykimi do të mbahet kur eksperti ligjor të përfundojë analizën e tij.
Funksionari i lartë i IQ Vasel Sinishtaj tha se padia kundër ish partnerit të koalicionit ka të bëjë me mosdhënien e mjeteve për fushatë zgjedhore.
“Nuk na dhanë po ashtu mjetet nga nëntori i vitit të kaluar kur duhet ta merrnim mandatin në Kuvendin e Malit të Zi”, tha ai. /Ul-info/MALESIA.ORG/
