“Fluturimi i Shqiponjës” – Mali i Zi humbë çështjen gjyqësore në Strasburg

Mali i Zi ka humbur çështjen gjyqësore në Gjykatën për të Drejtat të Njeriut në Strasburg, për torturën policore të përdorur gjatë arrestimeve në aksionin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës”, raporton gazeta Vijesti.

Në aksionin famëkeq policor “Fluturimi i Shqiponjës”, gjatë bastisjes së shtëpisë familjare Sinishtaj, pesë anëtarë të Njësisë Speciale anti-terroriste janë akuzuar për tejkalim të kompetencave (dhunë të tepruar), me ç’rast kanë shkaktuar dëmtime fizike ndaj Pjeter Sinishtaj, babait të dy vëllezërve të arrestuar gjatë aksionit.

Vendimi nuk është përfundimtar, dhe afati i përcaktimit të vlefshmërisë është tre muaj. /MALESIA.ORG/