Distancohen tre anëtarë të Këshillit për ndërtimin e qendrës mortore

Tre anëtarë të Këshillit për ndërtimin e qendrës mortore “Malësia” në Vuksanlekaj, janë distancuar nga aktiviteti i vendosjes së shtatores së Nenë Terezës pranë kësaj qendre.

Reagimin e ardhur në redaksinë tonë mund ta lexoni më poshtë.

Njoftim per opinionin malësor:

Ne, perfaqësuesit e Grudës, Luigj Stanaj, Trieshit, Lekë Dedivanaj dhe Kojës, Pjeter Kolçaj, në Këshillin per ndertimin e shtëpisë funerale të Malësisë, deklarojmë se nuk jemi pjesë e organizimit të aktivitetit të dites së neserme (6.12.2015), pranë shtëpisë funerale ku pa perkrahjen as pelqimin e Keshillit, vendoset busti i të madhes Nanë Tereze. Mënyra se si eshte bere ky akcion eshte nje fyerje per vete Nanë Terezen dhe per të gjithë ne qe jemi angazhuar në ndertimin e ketij objekti tejet të nevojshem per Malesinë. Në menyrë të veçant apostrofojmë se anashkalimi i diasporës sonë e cila ka investuar rreth 300 mi dollarë, eshte mekat dhe fyemje e djersëve të tyre. Ne kemi kërkuar ndihmën e tyre saher kishim nevojë, kurse sot ajo anashkalohet dhe nuk merret per bazë kerkesa e tyre qe të mos ndermerren aktivitete të cilat mund të shkaktojne moskenaqesi dhe perçarje, e të cilat mund të kene pasoja afatgjata. Megjithatë shpresojmë se te të pakenaqurit do të gjejnë forcë të pajtohen me këtë shkelje të marreveshjeve qe kishim, dhe se Nanë Tereza sdo të behet molle sherri, edhe pse menyra si vendoset aty asht menyra qe sdo ta deshironte as ajo.

NJOFTIM
Shumica dërmuese e vëllaznisë Vuksanlekaj përkrah deklaratën e Këshillit për ndërtimin e Shtëpisë mortore, dhe vendimin e Diasporës.