Fondi Humanitar RAPSHA organizon darkën tradicionale

Fondi Humanitar RAPSHAFONDI HUMANITAR RAPSHA

NJOFTIM

Fondi Humanitar Rapsha njofton te gjithë antarët se me 12 Dhjetor 2015, do të organizoj darkën tradicionale, duke filluar në orën 7:00 të mbrëmjes në sallën e Kishës së Shën Palit.

Gjatë kësaj mbrëmje do të keni rastin të argëtoheni me këngë dhe valle të interpretuara nga grupi I valleve pran Kishës së Shën Palit, nën koreografinë e koreografes se njohur Joli Agolli, poashtu nga antarët e Shoqëris Kulturo-Artistike Rapsha në mergim si dhe nga Grupi Bashkimi (Lenë dhe Gjon Lulgjuraj) nën orkestrimin e Ilir Lajçaj. Darka organizohet për të përkrahur fondin dhe për takimin vjetor tradicional të familjeve tona. Në këtë mbremje do të ketë edhe surpriza te tjera. Ejani të kalojm një mbrëmje gjthë së bashku dhe njekohesisht të ndihmojm bashkëvendasit tonë në vendlindje.

Hyrja është falas.

Mirë se vini.

FONDI HUMANITAR RAPSHA