Me keqardhje dhe dhimbje të thellë e pranuam ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës.
Imzot Rrok Mirdita, jo vetëm që ishte një prijës fetar i konfesionit katolik, por ishte edhe një veprimtar i madh i kombit shqiptarë, një shembull të cilin duhet ndjekur. Ai pa u lodhur asnjëher u mundua që përmes meshave dhe predikimeve të ndryshme fetare dhe zyrtare, të kontribuojë në paqen shpirtërore tek të gjithë njerëzit, duke mos bërë asnjë lloj dallimesh, sepse ai e kishte në shpirt kombin dhe paqen njerëzore.
Ne shqiptarët në Mal të Zi, kemi një konsideratë të posaçme, dhe jemi krenar për veprën e Tij, sepse Ai edhe pse jetoi dhe veproi në Shqipëri, është pjesë e komunitetit tonë, pasi që ka lindur në Kllezën të Ulqinit.
Me këtë rast në emër të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin Tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, klerit dhe të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, për humbjen e Imzot Rrok Mirditës.
U preht në paqe!
Me nderime,
Genci Nimanbegu
Deputet dhe Kryetar i KKSH-së