Nën organizimin e Rrjetit për afirmimin e sektorit civil, të ënjten në Podgoricë përfundoi Konferenca kundër korrupsionit.
Në konferencë mori pjesë edhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj i cili tha se ligji zgjedhor është diskriminues për partitë shqiptare, dhe premtoi se do të punojë për rikthimin e mandateve të garantuara, shkruan gazeta Vijesti.
“Pres që kjo padrejtësi të korrigjohet gjatë dialogut parlamentar, por në qoftë se nuk arrihet deri tek ndryshimi i këtyre zgjidhjeve diskriminuese atëherë nuk duhet të marrim pjesë në zgjedhje” ka thënë Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/