Dinosha dhe Hajdinaga prezantojnë ofertat dimërore të Malit të Zi

Dinosha-Radak-Hajdinga-TiranaAgjencia Kombëtare Turistike e Malit të Zi, në bashkëpunim me ambasadën e Malit të Zi në Tiranë prezantuan të martën ofertën turistike për sezonin dimëror.

Përmes një konference për shtyp mbajtur në hotel Tirana, shqiptarët u njohën me ofertën e shumëllojshme dimërore që paraqet Mali i Zi. Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha theksoi në fjalën e tij se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë patur një ndikim pozitiv edhe në numrin e madh të vizitorëve shqiptarë drejt brigjeve por edhe maleve malazeze.

Sipas përfaqësuesve të AKT-së së Malit të Zi, në kulmin e sezonit dimëror turistik shqiptarët mund të gjejnë oferta në akomodues privat në vlerë mjaft tërheqëse.

Gëzim Hajdinaga theksoi se turistët shqiptar janë më të shumtët që vizitojnë Malin e Zi. Sipas tij, kjo vjen për shumë arsye ndër të cilat, oferta e mirë, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke bërë që edhe mes popullsive të ketë një komunikim më të mirë, ndaj dhe vizitorët nga Shqipëria e ndiejnë veten mirë dhe rikthehen drejt brigjeve e alpeve malazeze. /BW/MALESIA.ORG/