(Me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së sistemit shumëpartiak në Mal të Zi )
Sot, me 9 Dhjetor, të këtij viti mbushen plot 25 vite nga zgjedhjet e para pluraliste ( shumëpartiake) në Mal të Zi.
Në këto zgjedhje, sukjekti i parë i atëhershëm politik shqiptar, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, korri sukses duke arritur 4 mandate në Parlamentin e Malit të Zi, numri më madh i arritur deri më sot nga një parti e vetme nacionale në këtë republikë.Gjithashtu, në Kuvendin e atëhershëm komunal të Ulqinit, LD në MZ fitoi 33 këshilltarë nga 45 të mundshëm, pra 74% e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve.
Sot, partitë shqiptare , në formë kualicioni ,kanë vetëm dy ( gjysma) mandatesh në Parlamentin e Malit të Zi, dhe ndarja e këtyre mandateve po shkakton mosvarrëveshje të vazhdueshme dhe përçarje.Kurse qeverisjen lokale të komunës së vetme me shumicë shqiptare ( Ulqinin) , e karakterizojnë kriza politike, mosmarrëveshjet, dhe prishje e kualicioneve në mesin e partive shqiptare që administrojnë me këte komunë.
Si e kanë kuptuar shqiptarët pluralizmin politik ?
Plurlalizëm politik, nuk do të thotë domosdoshmërisht themelimi i shumë partive politike por njëherit do të thotë pluralizmi i mendimeve ( opinioneve) brenda një subjekti të caktuar politik. Në sistemet e mirëfilltë demokratike të stilit përendimor, mospajtimet dhe opinionet e ndryshme ndërmjet anëtarëve të vet brenda një partie politike,konsiderohet si diçka normale ,por është e padëgjuar që ndonjëri prej tyre,si pasojë e këtyre mospajtimeve,të largohet nga partia dhe të themelojë parti të re (!?).Tek ne shqiptarët, mospajtimet politike brenda një partie politike, zakonisht përfundojnë në fraksion dhe në themelimin e një partie të re politike.
Kështu ndodhi edhe këto 25 vitet e fundit në spektrin politik shqiptar në Mal të Zi. Nga një parti lindi tjetra me ç’rast erdhi deri te shumëfishimi i tyre, ku shumica prej tyre janë grupe interesi me qëllime të caktuara personale dhe karrieriste.
Sot në Mal të Zi, gjithësejt, egzistojnë 55 parti politike. Nga ky numër 12 janë subjekte shqiptare ( në formë partie,lëvizjeje apo iniciativa ), pra parti me anëtarësi, kryesisht shqiptare. Do të thotë se nga i numri i përgjithëshëm i partive politike në Mal të Zi, 23% të tyre e përbëjnë subjektet politike shqiptare. Një përqindje e lartë, duke pasur parasysh që shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë së Malit të Zi ( sipas statistikave zyrtare).
Jo vetëm që çdo njeri me një logjikë të arsyeshme mendon se ky numër është tejet i madh por edhe vetë subjektet politike shqiptare në Mal të Zi, pajtohen me faktin se numri egzistues i partive politike shqiptare është i tepruar, por asnjëra nga ato nuk merr përgjegjësinë për kotributin e vet të kaq numri të madh të partive politike ! Pra secili subjekt polititik duhet t’a pyes vetëhehten se sa ka kontribuar në ndryshimin pozitiv të pozitës së shqiptarëve gjatë dy dekadave në të kaluarën dhe a ka kontribuar në mënyrë konstruktive apo destruktive egzistenca dhe veprimtaria e tyre politike ?
Duke marr parasysh ate se çfarë u tha më lartë, mbetet që kësai rradhe me tepër të festojmë rënien e sistemit monist se sa vendosjen e sistemit pluralist !
Nëse dëshirojmë që çështja shqiptare në Mal të Zi të ecin përpara dhe të mos stagnojë si këto 25 vitet e fundit, atëherë hapi i parë që duhet të merret në këtë drejtim është KONSOLIDIMI I FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR, përmes reduktimit apo shkrirjes së një numri të caktuar të subjekteve politike të cilët do të mundsojnë që,më në fund ,t’i hapin rrugë UNIFIKIMIT TË FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR.