Këtë herë objekt i përkrahjes materiale njëkohësisht edhe morale ishte OJQ “LABEATËT”. Një grup bashkëvendasish nga Traboini së bashku me miqët dhe dashamirët e tyre gjetën të arsyeshme që ta përkrahin OJQ “LABEATËT”.
Ideja e akcionit lindi nga Gjerg Martin Zefi Dushaj nga Arrza i cili e vërejti nevojën më të madhe të Shoqatës.
Në bashkëpunim me bashkvendasit dhe shokët e vet në mergim shpalosi idenë për përkrahje duke hasur në mirëkuptim. Bashkëvendasit si dhe shumë herave tjera kurë është në pyetje vendlindja, iu përgjigjën idesë së Gjergjit me përkrahje adekuate duke dhënë kontributin e duhur.
Duke patur para syshë se “LABEATËT” veprojnë në aspektin e afirmimit të trashigimisë natyrore dhe kulturore historike të Malësisë dhe se gjatë aktiviteteve paraqiten edhe nevojat e natyrës së ndryshme. Kështu bashkëvendasit tone vendosën që ta plotësojnë nevojën më të madhe teknike që ka Shoqata jonë.
Akcionin e bashkimit të mjeteve financiare e zhvilloi Mark Martin Gjoni Gjelaj me ndihmën dhe përkrahjen e vendasve dhe miqëve dhe dashamirëve.
U bashkuan mbi 3000 $ me të cilat u ble një kamerë si paisje teknike e cila ishte më se e nevojshme për punën në terren.
Kamerën nga SHBA e solli Zef Koleci Gjelaj i cili përkundrejt moshës së thyer nuk u kursye ta bajnë me kujdes të veçantë.
Stafi udhëheqës i OJQ “LABEATËT” shpreh falenderim të thellë për të gjithë ata që dhanë mbështetjen e duhur si morale ashtu dhe materiale.
Edhe këtë herë diaspora si dhe shumë herave të tjera shprehën përkrahjen dhe plotësuan nevojën dhe kërkesën më të madhe që kishim.
Po ashtu shfrytëzojmë rastin që donatorëve tonë dhe të gjithë mërgimtarëve tua urojmë festat e fundvitit.
Me rrespekt: Stafi i OJQ “ LABEATËT”.