KKSH hapë zyrën koordinuese në Plavë

kksh zyrta plave 2Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka hapur sot zyrën koordinuese në Plavë.

Në ceremoninë e hapjes, morën pjesë kryetari Genci Nimanbegu, nënkryetari Bujar Hasangjekaj, anëtarët e Këshillit nga Plava dhe Gucia, përfaqësues të partive politike shqiptare, përfaqësues të shoqatave kulturore etj.

Ky aktivitet realizohet në përputhje me objektivat dhe obligimet e Këshillit Kombëtar në mbështetje të komunitetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Zyra koordinuese e KKSH-së në Plavë do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptar në ato treva dhe do të shërbej si pikë referimi për paraqitjen e shqetësimeve me të cilat ata ballafaqohen, shkruan në njoftimin e KKSH-së.

KKSH-ja më herët kishte paralajmëruar se do të hapë zyrën edhe në Tuz të Malësisë. /MALESIA.ORG/

kksh zyrta plave 3

kksh zyrta plave 1