Pas takimit mbrëmshëm të kryesisë së DPS-së rreth ri-kompozimit të pushtetit lokal në Ulqin, nga kjo parti kanë njoftuar se do të kërkojnë një koalicion të gjerë në mes partive shqiptare dhe DPS-së.
Edhe përkundër ofertave të ndryshme nga Forca dhe Partia Demokratike, DPS-ja synon në formimin e një shumicë të gjerë me subjektet shqiptare.
Pas takimit të Forcës dhe PD-së, në pritje ishte një vendim i DPS-së se me cilën nga ato do të formojnë pushtetin e ri lokal, megjithatë sipas tyre, bisedimit do të vazhdojnë. /MALESIA.ORG/