Sipërmarrësi i një kompanie farmaceutike, i cili turpshëm kishte rritur çmimin e një ilaçi prej 13.50 dollarë në 750 dollarë (për një pilulë), ilaç ky i cili shërben për të shpëtuar jetën e të sëmurëve nga Sida – AIDS, u arrestua të ënjtën herët në mëngjes nga policia federale (FBI) e SHBA-ve.
Martin Shkreli, 32 vjeçari shqiptar në SHBA , i konsideruar si shqiptari më i urryer në SHBA, u arrestua në shtëpinë e tij në Manhattan në New York, me akuzën mashtrim të letrave me vlerë në lidhje me një firmë që ai kishte themeluar.
Shkreli u bë i njohur opinionit amerikan por dhe botërorë, pasi shtatorin e vitit të kaluar, kur kishte blerë të drejtat e ilaçit Daraprim, ai kishte ngritur çmimin e ilaçit për më shumë se 55 herë.
Megjithatë, ai u arrestua me akuzën e marrjes së aksioneve në mënyrë të paligjshme nga firma Retrophin Inc për të paguar borxhet e tija. /Bloomberg/MALESIA.ORG/