Njoftohen të gjithë të interesuarit se Shoqata “Malësia e Madhe”, me seli në New York, organizon Konferencën shkencore përkujtimore me titull “100 vjet nga vrasja e Dedë Gjon Lulit”, në përkujtim të 100-vjetorit të vrasjes së këtij heroi e atdhetari të madh të kombit shqiptar.
Me kumtesa marrin pjesë disa persona nga diaspora shqiptare në New York dhe nga vendlindja jonë.
Konferenca do të mbahet më 20 dhjetor 2015, duke filluar në orën 2:30 PM, në sallën, në adresën 165 Tuckaho Rd Yonkers, Ny.
Hyrja është e lirë.
Jeni të mirëseardhur!
Shoqata “Malësia e Madhe”- New York
Kryetari Ejllo Berishaj