Partitë nacionale shqiptare kanë nisur iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.
Në këtë mënyrë, siç theksojnë, Shqiptarëve do tu kthehen “të drejtat e arritura”, të cilat i përdoren prej vitit 1996, e të cilët 15 vite më vonë janë ndryshuar në kundërshtim me vullnetin e përfaqësuesve të këtij popull.
Liderët e këtyre partive në letrën dërguar kryetarëve të Shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë së Mali të Zi, mendojnë se Shqiptarëve, në bazë të pjesëmarrjes në numrin e përgjithshëm të popullsisë, iu takojnë katër mandate në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe shtojnë që Kushtetuta e Malit të Zi i garanton përfaqësuesve të popujve pakicë përfaqësim proporcional dhe autentik. /Ul-info/MALESIA.ORG/