Aprovohet Plani Financiar i Komunës urbane të Tuzit. 100,000 euro për sport, zero për bujqësi!

k k u tuziMiratohet plani financiar i Komunës urbane të Tuzit për vitin 2016, me 12 vota pro (DPS-UDSH-Partia boshnjake), kundër votuan 3 këshilltarë të LDnëMZ-së, ndërsa të përmbajtur 3 të koalicionit IQ-ASH dhe 2 të SDP-së, shkruan gazeta DAN.

Polemika kryesore në seancën e së enjtes, e cila zgjati tre orë, ishte plani i sportit për të cilin janë ndarë 100,000 euro.

Këshilltarët e opozitës u shprehën se nuk janë kundër investimit në sport, por në mënyrën e shpërndarjes e cila tregon në manipulim.

Këshilltari i LDnëMZ-së Nikollë Camaj theksoi se 100,000 euro të dedikuara për sport, ngjanë sikur dikush po “shpërlanë” para përmes KU Tuz.

Ai theksoi se 15 për qind e planit i dedikohen sportit, “sikur të ishim një metropol sportiv, ndërsa asnjë cent nuk ndahet për bujqësinë”. Camaj tha se është e turpshme se çka përfshihet si projekte të zhvillimit.

Elvir Kajoshaj nga DPS-ja deklaroi se shtrimi i rrugëve nuk është një gjë e papërfillshme, por një parakusht për zhvillimin. Kajoshaj tha se nuk e priste që do të ketë keqkuptime rreth sportit, sepse sportistëve duhet ndihmuar gjithmonë . Ai tha se qendra sportive është e rëndësishme dhe pritet të fillojë në 2016 dhe do të përfundojë në 2017.

Sanda Zejnilovic (DPS) nuk pajtohet që është planifikuar shumë për sportin. Zejnilovic theksoi se sikur të kishim fat, do të planifikohej më shumë se 15 për qind për sport, e që, sipas sajë, fëmijët mos të rritën në rrugë. Ajo tha se kurrë më parë nuk është asfaltuar më shumë, dhe se asnjë pjesë e Malësisë nuk lihet pas dorës.

Nikollë Camaj duke u përgjigjur tha se nuk është problematike se sa para janë planifikuar, por si janë shpërndarë.

“Nuk mundët që dikujt ti jepet zero ndërsa dikujt tjetër 60,000 euro. Mendoj se një ditë dikush do të duhet të japin llogari për këto”, tha Camaj.

Gjergj Camaj (ASH) pyeti nëse është reale që për furnizimin me ujë të zonave rurale të parashikohen vetëm 5,000 euro ndërsa 24,000 euro shkojnë për ndihmën sociale afatshkurte për të cilën askush nuk e paraqet raport. Ai vuri në dukje edhe në paratë që janë dedikuar për KF Deçiq. “Podgorica nuk përkujdeset për klubin edhe pse është i tyre”, tha Camaj.

Camaj theksoi se si është e mundur “që ne kemi mjete për të mirëmbajtur ato që nuk janë tonat, ndërsa nuk kemi për ato që janë tonat”.

“A mund të themi se plani financiar është zhvillues kur në të nuk kemi treg, kopshtin për fëmijë, varrezat publike, asnjë projekt ku do të krijohen vende të reja pune, ose është ky një plan parazgjedhor”, pyet Vasel Sinishtaj (IQ).

“Nuk u shërben në nderë që asnjë cent nuk dedikuat për bujqësinë”, tha Smajl Çunmulaj (IQ) dhe shtoi se besojnë se ka keqpërdorim të fondeve dhe do të luftojnë për ti zbuluar ato.

Halil Duzkoviq nga DPS-ja reagoi duke thënë që nëse dyshojnë, të marrin dokumentacionin dhe ti dërgojnë aty ku është vendi. Ai tha se po akuzohet pa argumente.

Këshilltari i SNP-së Zeljko Milic tha se 70 për qind e popullsisë në Malësi jetojnë nga bujqësia, ndërsa për bujqësi nuk është dedikuar asnjë euro i vetëm. Ai tha se është e turpshme çfarë dokumenti mbanë në duar. /MALESIA.ORG/