Zgjidhet Këshilli Programor i Kohës Javore

kohaJavore1

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur Këshillin Programor të gazetës së përjavshme “Koha Javore”.

Kandidat për këtë Këshillë ishin: Ali Daci, Albert Camaj, Behar Nikaj, Bekim Çoboviq, Gjekë Gjonaj, Haxhi Shabani, Iliriana Resulbegoviq, Idris Gjokaj, Ismet Gjonbalaj, Muhamet Nika, Musa Gjoka, Nikollë Berishaj, Sabina Osmanoviq dhe Tahir Tahiri.

Me shumicë votash, antarë të këtij këshilli janë zgjedhur: Gjekë Gjonaj, Albert Camaj, Bekim Çoboviq, Iliriana Resulbegoviq dhe Ismet Gjonbalaj.

Këshilli i sapozgjedhur ndër detyrat e tija është edhe zgjedhja e kryetarit të këshillit dhe kryeredaktorit të “Kohës Javore”. /MALESIA.ORG/