Kryeqendra e Malësisë, Tuzi në prag të festave të fundvitit (VIDEO)

tuzi dhjetor 2015Një lexues i rregullt i portalit tonë (MALESIA.ORG) na ka dërguar një video-material me lutje për ta publikuar. Bashkë me videon, lexuesi ka shkruar një koment pak sa sarkastik. Ndërsa ne po e publikojmë komentin dhe bashkëngjitur videon. Vlerësojeni ju vet…

“Përzemërsisht dua të falënderoj administratën e Komunës urbane të Tuzit, dhe posaçërisht kryetarin Axhoviqin për gjithë këtë zbukurim që ja kanë bë kryeqendrës tonë Tuzit në prag të festave të fundvitit.
E di, e kuptoj se jeni harxhua pak por ja vlen…

Gjithashtu kam një pyetje, a janë kto dritat zbukuruese në kompetenca të urbanes së Tuzit, apo janë të Podgoricës.

Dëgjova se as xixëllonjat nuk janë të Tuzit por janë të Podgoricës dhe i vendosin e i hjekin kur ata duan. Nëse kjo është e vertet, unë propozoj që sa të përfundojnë festat, ne ti marrim ato drita dhe mos tua kthejmë më Podgoricës.

Duam që xixëllonjat të jenë kompetencë ekskluzive e KU Tuzit.
Besoj se do të hasi në përkrahjen tuaj dhe të gjërë Malësisë!”, shkruan lexuesi.