Pas legalizimit të pluralizmit politik në Mal të Zi , paraqitja e partive politike shqiptare në fillim të viteve nëntëdhjetë nuk duhet trajtuar si çështje teknike , vetëm si rrezulltat i ndryshimeve në ish-Federatën jugosllave , apo si trend i kohës , por si angazhim i logjikshëm i popullit shqiptarë në Mal të Zi , për mbrojtjen e qënies kombëtarë dhe të krijimit të parakushteve të duhura për një perspektivë më të sigurtë dhe më të mirë .
Partitë politike shqipëtare në Mal të Zi u paraqitën në kushte dhe rrethana specifike, andaj edhe pikësynimet dhe veprimin e tyre politik duhet analizuar në kontekst të kushteve dhe rrethanave në te cilat ato vepruan. Ketu duhet të merren parasysh niveli i kultures politike , demokratizimi i shoqërisë , funkcionimi i shtetit juridik , tendenca për ndertimin e një shteti të ri mbi themelet dhe parimet e shtetit te vjetër.Në qoftë se nisena nga fakti se partitë politike legjitimitetin e tyre e fitojnë në sajë të ideve të plasuara në opinion të cilat bazën e kanë në dokumentet partiake sic janë statuti , programi , platformat atëherë me plot të drejtë mund të konstatojmë se një ndër kushtet kryesore që një parti të jetë e sukseshme në politikë të ndonjë shoqërie konkrete është angazhimi i saj në drejtim të realizimit të pikësynimeve më të përgjithshme të cilat për trupin zgjedhor dhe opinionin më te gjërë paraqesin vlera shum të mëdhaja dhe kryesore.
Duke mos pasur për synin për një analizë më detale , rreth asaj se cilat kanë qenë pikësynimet kryesore të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi , sidomos të atyre të viteve nëntedhjetë duhet thënë se nuk hasim në dallime bindëse në aspektin normativë , andaj me të drejtë trupi zgjedhor shqiptarë , analistët politik , por edhe delegacionet e huaja parashtronin pyetjen e arsyeshmërisë të shumë partive politike shqiptare që angazhohen për realizimin e vlerave të njajta. Në këtë drejtim duhet thënë se organizimin partiak të shqiptarëve duhet kuptuar në kontekst të rrethanave historike dhe pozitës faktike në të cilën ndodhet kjo pjesë e kombit. Pra ngjajshmëritë në programe , platforma dhe dokumentet tjera politike të partive politike shqiptare në Mal të Zi para se gjithash duhet të kuptohen si pasojë e statusit të pazgjedhur politiko – jurudik të kësaj popullate. Si do që të jetë , dallimet ndërmjet subjekteve politike shqiptare bëhen të dukshme në veprimin e tyre praktik dhe politik . Me fjale të tjera , dallimet duhet shikuar ne konteksin e prezentimit të gjendjes faktike të pozitës së shqiptarëve në keto treva para faktorit ndërkombëtarë , në këmguljen dhe në ofrimin e alternativave të mundshme se si duhet të zhvillohet shteti malazezë në të ardhmen etj.
Duhet thënë qartë se çdo herë në pozitë më të volitshme gjendeshin partitë Opozitare , nga shkaku se ato me vetë faktin që nuk participonin në qeverinë e Malit të Zi kishin mundësi tërësisht të qendrojnë në pozicionet e veta programore .
Partia shqiptare që participonte në qeveri , detyrimisht duhej , më shumë ose më pakë , ta pranonte konceptin qeveritar të zhvillimit të shtetit , gje që shumë herë ishte në kundërshtim të drejtepersëdrejtë me programin , dhe dokumentet tjera partiake të saj. Nga ana tjetër partitë politike shqiptare ishin të detyruara të përcaktohen për rrugën parlamentare dhe gjithnjë në kërkim të metodave demokratike për realizimin e pikësynimeve të tyre. Mekanizmat e vetëm që partitë politike shqipëtare i kishin në disponim gjatë veprimeve të tyre politike gjat kësaj periudhe kohore ishin : mosvotimi i ligjeve që kishin të bejnë me diskriminimin e popullatës shqiptare në parlament , lëshimi i mbledhjeve të parlamentit të Malit të Zi , dhe shprehja e pakënaqësisë në medie dhe pranë faktorit ndërkombëtarë .
Por e gjithë kjo nuk mjaftonte për tu ndryshuar statusi i popullatës shqiptare në Mal të Zi . Dëshiroj të themë nga e gjithë kjo që u tha më lartë nuk e arsyeton asesi veprimin politik dhe mosefikasitetin e partive politike shqipëtare , e aq më tepër në qoftëse merret parasysh fakti se ato nuk treguan gatishmëri të marrin hapa më radikale ( të lëshojnë qeverinë ) edhe krahas faktit që nuk mund të inpononin së paku dicka nga programi partiak , dhe nga premtimet shumë të mëdhaja dhënë elektoratit shqipëtarë . Duhet thënë pa kurfarë kompleksi se asnji parti shqipëtare pjesëmarrëse në qeverinë e Malit të Zi gjatë periudhës kohere 25 vjecare , nuk ia arriti qëllimit të inponojë ndryshime të karakterit fundamental , sic janë për shembull : ndryshimi i kushtetutës , parlament dy dhomësh , demokraci konsensuale etj .
Të arriturat e subjekteve polititike shqiptare pjesëmarrëse në Qeverin e Malit të Zi gjithmon mbetën në dimenzionin e qytetares , që ka të bëj me zhvillimin e shtetit malazez e jo me atë te kombëtares , me avansimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve .
Sot partitë politike dhe liderët e ketyre partive që participuan në qeverinë e Malit të Zi , munden të mburen dhe të bisedojnë rreth asaj se cila parti pati ministër , zavendësministër , drejtor , por nuk mund të bisedojnë dhe të mburren që me partnerët e kualicionit qeveritarë ia arritën qëllimit që të nxjerrin ndonji ligj që ka te bëjë me avansimin e të drejtave të shqiptarëve .
Duke mos patur kurrfarë tendence të nënçmoj këto të arritura , duhet thënë se gjat pluralizmit 25 vjeçar nuk u siguruan mekanizmat e domosdoshëm me ndihmen e të cilave do të realizohej perparimi i mirëfillt i statusit të shqiptarëve në Mal të Zi . Ska dyshim se për një gjendje të këtillë fajtorë kryesorë kanë qenë vullneti jo i mirë i subjekteve dhe strukturave politike malazeze , shteti dhe kushtetuta e Malit të Zi e cila u miratua ( soll ) pa vullnetin politik të popullit shqiptarë . Por nuk duhet harruar faktin se ka munguar ,, me qëllim ose pa qëllim’’ , edhe sensi i partive politike shqiptare pjesmarrëse në qeveri . Asnjëherë nuk ka patur gatishmëri dhe bashkpunim të sinqertë ndërmjet opozitës dhe pozitës shqiptare për çështjet madhore me rrëndësi të veçanta kombëtare .
Subjektet politike që morrën pjesë në qeverinë e Malit të Zi shumë shpejtë harruan premtimet dhënë trupit zgjedhor shqiptarë , dhe me të cilat vota i kishin fituar zgjedhjet dhe në shërbim të kujtë duhen të jenë . Do te ishte jo korekte dhe e paqëndrueshme që në të njejtin rrafsh të vihen të gjitha partitë politike shqiptare që morrën pjesë në qeverinë e Malit të Zi , deri sa një parti në të kaluarën morri pjese dy mandate pa kurrfarë trysnije nga mbrenda ose nga jashtë , deri sa partitë aktuale që kanë një mandat të cunguar dhe gjithsesi jo të avansuar për të ariturrat e tyre , këtu objektivisht parashtrohet pyetja se sa patën hapsirë dhe kohë të inicojnë ndryshime rrënjesore në sistemin juridiko – politik për shqipëtarët që janë edhe pjesë përbërëse e programeve të tyre .
Shikuar në përgjithësi , të gjitha subjektet politike shqipëtare që u paraqitën në tregun politik të shtetit Malazes qysh prej fillimit të tyre u përcaktuan për Malin e Zi , si shtet multietnik dhe multikulturor , edhe pse të vetëdishëm se nuk disponuan me mekanizma që mund tu siguronin atë barazi . Sic tregojnë faktet ato shumë herë e dëshmuan naivitetin e tyre politik duke besuar më shumë sesa që duhej në vlerat e demokracisë , dhe duke harruar se politikisht duhet të luftojnë me përfaqesime dhe struktura politike qeveritare që disponojn aftësi manipuluese .
Duke mos pasur për synim që të bejmë një analizë më detale rreth asaj se cilat kan qenë pikësynimet e partive politike shqiptare të parapara në dokumentet e tyre partiake mund të themi se të gjitha partitë politike e pranuan integritetin territorial të Malit të Zi , duke e trajtuar atë si shtet me koncept qytetarë multinacional , por pikërisht këtu duhet kërkuar ,, pamundësinë ose paaftësinë,, e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi qe të sigurojnë një status juridiko – politik i cili ,, de fakto dhe de jure ‘’ do ti veçonte shqiptarët nga minoritetet tjera . Për fat të keq , një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pas referendumit për panvarësinë e Malit të Zi , ku shqiptarët dhanë kontributin e tyre maksimal , madje edhe vendimtar , por duke pasur edhe fakte dhe argumente historike se shqiptarët në këto troje janë popull ,, autokton ‘’ që kanë tokën , gjuhën , doket dhe si të tillë veçojnë nga të tjerët ,, as në preambullë ‘’ , e as në ndonjë nen të kushtetutës të shtetit Malazez të pa nvarur tani ma të ndryshuar , nuk shihet qartë statusi shtet formues I shqipëtarëve në Mal të Zi , Mali i Zi edhe më tutje mbetet shtet kombëtar I popullit Malazez , shqiptarët edhe pse popull autokton mbetën në grupin e popujve pakica , që do të thotë në grupin e popujve endacak qe kanë gravituar prej një vendi në vend tjetër .
Ska dyshim se ndaj shqiptarëve është bë një padrejtësi historike sa i përket statusit dhe pozitës së tyre , ku fajtore kryesorë është shteti Malazezë , por në një masë shumë të madhe kan ndikuar , edhe mos bashkpunimi dhe mos unifikimi i spektrit politik shqiptarë. Që si të tillë të faktorizuar të dilshin me qëndrime dhe kërkesa të përbashketa , dhe të detyronin në mënyrë demokratike faktorin politik malazez për hapjen e dialogut serioz për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi .
Nga kjo që u tha më lartë mund të nxjerrim edhe konkludimin se partitë politike egzistuese shqiptare edhe më tutje mbeten parti të tranzicionit të paraqitura në rrethana specifike , pa kritere deri në fund të qarta në veprimin e tyre politik .
Historiku i partive politike shqiptare në Mal të Zi , dëshmon se pas periudhave të caktuara kohore në trupin zgjedhor shqiptar ngjallet një pakënaqësi e madhe , me të arriturat e faktorit politik shqiptar.Kjo pakënaqësi është edhe objektive dhe për pasojë të faktit se partitë politike shqiptare kam bindjen se janë kryekëput struktura politike ,, hermetikisht ‘’ të mbyllura , të cilat kanë kapacitet të pamjaftueshme demokratik , për të mos thënë se demokracinë e kanë të përjashtuar si mënyr e funkcionimit . Deklarativisht mund të themi se të gjitha partitë dhe liderët e tyre , e kanë gojen përplot të mbushur me demokraci , me gjithëate hulumtimet dëshmojnë dicka krejtësisht të kundër . Partitë politike shqiptare pak a shumë nuk kultivojnë , dhe nuk rrespektojnë demokracinë brenda partiake , që do të thotë se tendencat oligarhike nuk respektojnë vlerat dhe normat gjatë zgjedhjeve partiake .Brenda këtyre viteve të pluralizmit partiak ,, ende ‘’ nuk ka ndodhur që ndonjë lider i partive politike shqiptare të japë dorëheqje për shkak të mosrealizimit të pikësynimeve dhe objektivave partiake .Cdo herë për mosuksesin e liderëvë dhe oligarhive partiake është dikush tjetër jashtë ,, oborrit të tyre ‘’ .
Eshtë demagogji e skajshme mbetja në postet më të larta partiake në emër të ,,përvojës ,, . Përvoja në politikë nuk është dicka e rezervuar nga perendija , atë e krijojnë praktika dhe e përditshmja politike . Nga cilado anë të analizohet gjendjet , shumë më të dobishem për organizimin politik të ndonjë shoqërie janë personat pa ndonjë përvojë të veçantë politike se sa personat e ,, byrokratizuar dhe të vetëdashuruar ,, të cilët mendojnë se me ta ka filluar dhe me ta duhet të marrë fund politika .
Dhe në fund dëshiroj të them se partitë politike shqiptare në Mal të Zi , gjatë veprimit të tyre politik kanë lënë anash dhe të pasivizuar një pjesë bukur të madhe të opinionit kreativ dhe intelektual shqiptarë . Kjo dukuri nuk mundet të jetë e zakonshme dhe e përhershme . Shumë shpejtë në skenën politike do të dalin ,, brezat e demokracisë ‘’ djem dhe vajza te emancipuara dhe të çliruara nga të gjitha komplekset që do ti eliminojnë nga skena politike garniturat e vjetra që nuk kanë energji të mjaftueshme që çështjen shqiptare ta çojnë përpara . Brezat e sotëm e kanë obligim ndaj të parëve dhe kombit që e prezentojnë pa kurfarë xhelozie , këtyre që do ta lëvizin çështjen shqiptare sa ma mirë tua pregadisin terrenin . Vetëm kështu do ta lajnë borxhin ndaj kombit dhe vetëm ashtu do ta asryetojnë organizimin aktual politik të shqiptarëve në Mal të Zi .
Qani Osmani – anëtar i këshillit kombëtar shqiptarë ne Mal të Zi
(Diskutimi nga tryeza e rrumbullakët e mbajtur me rastin e 25 vjetorit te zgjedhjeve të para pluraliste ne Mal të Zi )
09.12.2015