Ish kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Malin e Zi (atëherë i quajtur Këshilli Nacional i Shqiptarëve në M.Z.) Tahir Tahiri ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Këshillit Programorë të gazetës në gjuhën shqipe Koha Javore.
ATAK POLITIK I (PA) MENDUAR I KESHILLIT KOMBETARE TE SHQIPTAREVE NE MALIN E ZI MBI TE VETMEN GAZETE SHQIPE NE MAL TE ZI- KOHA JAVORE
Ky eshte nje turp jo vetem per udheheqjen e KKSh, por edhe per t gjithe anetaret e KKSh-se te cilet kane marre pjese ne kete ” lamsh”.
Zgjedhja e Keshillit programore te KOHA JAVORE me anetare jokompetent e komplet te pa pervoje ne media, ne kundershtim edhe me kushtet e Konkursit, (perjashtim ben vec gazetari i nderuar z. Gjeke Gjonaj) , demton rende jo vetem KJ por edhe informimin shqip ne MZ dhe pergjithsisht te gjithe shqiptaret ne Malin e Zi.
Si ish kryetar i KNSh-se,( sot KKSh) i bej thirrje udheheqjes aktuale dhe anetareve te devotshem te Keshillit Kombetare, te anulojne ” zgjedhjen ” , te kerkojne falje publike shqiptareve ne MZ per kete ” leshim” dhe te veproje ashtu si i takon nje keshilli te patrioteve te vertete, dhe kjo vetem ne funksion te ruajtjes se ” faqes se bardhe” dhe Institucionit qe perfaqesoni. Perndryshe ka te ngjare qe, nese kete nuk e ben sa me pare vete, KKSh, ta bejne Ligji i cili mbron kushtet e Konkursit dhe rregullat e konkurimit e te perzgjedhjes.
Me shume dashamiresi
Tahir Tahiri.