Lulgjuraj: Në mungesë të argumenteve – Nika, fyen

kole lulgjuraj 02Pas akuzave të ndërsjella në mes Nik Gjeloshaj nga ASH-ja dhe Kolë Lulgjuraj nga SNP-ja, ky i fundit reagon ndaj shkrimit të fundit të Gjeloshajt. Reagimin e plotë i Kolë Lulgjurajt, i ardhur në adresën e redaksisë sonë, lexoni më poshtë:

(reagim në tekstin”Gënjen Kola kur thot se unë kam paralajmëruar përkrahje të pakushtëzuar)

Njerëzit që veprojnë publikisht kanë gjithmonë mundësi të reagojnë dhe të paraqesin qendrimet dhe mendimet e veta në çdo kohë. Por, çudit fakti pse hidhërohen njerëzit që flasin në emër të qytetarëve e kur dikush ua thot të vërtetën.

Unë, si përfaqësues politik, gjithmon kam folë dhe do të flasë në interesin e qytetarëve, sidomos kur dikush manipulon në ëmën të qytetarëve për interesa të veta. Por, për dallim prej Gjeloshajt, unë askurr nuk përdori fjalë fyese dhe ofenduese sepse e dij rëndësinë e tyre në Malësi.

Unë flas me argumente dhe ashtu do të vazhdoj, sepse besoj se çdo kush që më njeh e din se kjo është mënyra e paraqitjes sime në opinion. Por, fyemjet dhe niveli aq i ultë i reagimit flet për vet autorin ma shumë se për mua.

Unë, kam reagua në media malazeze aty ku është përciell deklarata e Gjeloshaj, por ai nuk ka guxim që ta dërgoj reagimin e vet atje, me e kuptua opinioni i gjanë malazez. Por, disa nga portalet në gjuhën shqipe, në mes tyre edhe Malësia.org, e bëjnë një përkthim  edhe pse pikërisht këtij portalit i kam dërgua disa herë deklaratat e mija në gjuhën shqipe, e në shumicën e rasteve nuk i kan publikua. Në këtë rast i japin mundësinë deputetit Gjeloshaj, shpesht e shpejt, me thanë të vërteta e të pavërteta në reagimin e tij.  Atij, i cili nuk asht deputet por ia ka zanë vëndin, Z.Mehmet Bardhit, dhe ky bile i ka thanë që as Zoti nuk të nimon, sepse Gjeloshaj, kuptohet e ka përkrahjen e pushtetit prandaj për të, ky pushtet edhe ësht më i madh.

Po pse jo se Nika e din sa vota munet me marrë në zgjedhje, e është deputet. Ai, këtë detaj nuk e përmënd aspak në reagimin e tij, por merret me punë tjera, dhe pohon se përfaqësuesi i partisë së tij në Ministrinë e arsimit është zgjedh në bazë të konkursit edhe pse aso kohe luvdohej se partia e tij (ASH), do të rregulloj çështjen e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Kush e ka inicua dhe është angazhua për kompensimin nënave me tre dhe më shumë fëmijë, opinioni në Mal të Zi e din, por Gjeloshaj dëshiron me manipulua dhe e pranon se është Sasha Damjanoviq, e jo PSP. E din ai fort mirë se në vitin 2004, Gjeloshaj ka kërkua nga PSP, nga kryetari i sajë, ku isha i pranishëm edhe unë, dhe kërkonte përkrahje nga PSP, për angazhimet e tija. Ma vonë, me 2006, po ashtu ka kërkua përkrahjen e partisë sime për me formua pushtetin në KU të Tuzit. Edhe pse ai ska pas nevojë se unë isha i vendosun me përkrah partitë shqiptare dhe ashtu ndodhi, pasi që kam besua se të gjithë sëbashku do të angazhohen për komunën e plotë, e jo në këtë mënyrë si po veprohet sot, me nënshkrim marrëveshjesh me PDS (DPS), dhe manipulime tjera me e lanë Malësinë pa komunë.

PSP dhe unë si funksionar i sajë kurr nuk do të pranojmë tjetër përveç komunën e plotë. E di se ju e kini problem vullnetin tonë të kështuzëm, se ua zbulojmë manipulimet por unë do të vazhdoj derisa të mundem me veprua për të mirën dhe interesin e qytetarëve të Malësisë. Ske nevojë me u marr me NATO, as me Serbinë e madhe , as me Kosovën, se këto punë i krye dikush tjetër. Do të ishte mirë të merresh me problemet tona këtu, në Malësi, të angazhohesh me fitua noj vot e mandatin e deputetit me ja kthye ati që e ka fitua, Mehmet Bardhit.

Ti vazhdo me fye e me fol pa argumente, e unë do të vazhdoj me veprua haptas, në interesin e qytetarëve të Malësisë.

Kolë Lulgjuraj, anëtar i KQ të PSP dhe këshilltar në Kuvendin e Podgoricës

Lidhur:  Gjeloshaj: Gënjen Kola kur thotë se unë kam paralajmëruar përkrahje të pakushtëzuar