Një shqiptare zgjidhet më e bukura e New York-ut

Serena BucajBukuroshja shqiptare, Serena Buçaj, ka fituar kurorën e më të bukurës së New York-ut. Gjatë garës së “Miss New York 2016”, Buçaj arriti të mposhtë 50 konkurrente që ishin kandidate për këtë çmim, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që e fiton këtë kurorë në metropolin amerikan.

Modelja me origjinë nga Puka, lindur e rritur në SHBA, Serena Buçaj, do të ketë mundësi këtë vit për të konkurruar në “Miss USA 2016”, pasi fitueset e qyteteve më të mëdha do të garojnë në korrik për më të bukurën e shtetit.

Në garë për më të bukurën e New York-ut ishte edhe një shqiptare tjetër e quajtur Florinda Kajtazi. /Index/