Partia demokratike e socialistëve (DPS) do të vendosë mbas 25 janarit për modalitetet e tejkalimit të krizës politike në Ulqin. Tashmë ardhja e DPS-së në pushtet të Ulqinit është pothuajse punë e kryer, dhe kjo duke iu falënderuar dy partive shqiptare kryesore që formojnë shumicën, Forcës së Nazif Cungut dhe Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës.
Siç mëson Portali Ul-info, në këshillin lokal të kësaj parti janë të gatshëm që të marrin përgjegjësi të plotë për zhvillimin e kësaj komunë.
Kjo do të thotë që DPS-ja preferon rikompozimin e pushtetit dhe dëshiron që anëtari i saj të jetë në krye të Ulqinit.
Kandidati kryesor për këtë funksion është kryetari i Këshillit komunal të DPS-së Loro Nrekiq. /UL-info/MALESIA.ORG/