Kryetari i Partisë demokratike dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se deputetit në Parlamentin shtetëror të zgjedhur nga lista e koalicionit që ai e udhëhoqi, Nik Gjeloshajt, iu rekomandua që të votojë pro besimit të Qeverisë së Malit të Zi.
„Jemi të bindur që në këtë mënyrë i kontribuojmë stabilitetit dhe nevojës së vazhdimit të dialogut parlamentar“, tha Gjeka, shkruan Ul-info.
Ai ditët e kaluara kreu konsulltimet rreth kësaj çështjeje edhe me parnerët tjerë të koalicionit. /UL-info/MALESIA.ORG/