Gjeloshaj do të votojë kundër Qeverisë?

nik gjeloshaj2Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj do të votojë kundër besimit të Qeverisë së Malit të Zi, mëson malesia.org nga burime ende jozyrtare.

Nga burime tona mësojmë se Gjeloshaj pritet që të votojë kundër qeverisë, megjithatë ende nuk është gjithçka e qartë.

Në mbledhjen e parë të kryesisë së ASH-së, lidhur çështjes së votimit pro apo kundër qeverisë, nuk është pru një vendim, dhe pritet që mbledhja të vazhdojë sonte.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe udhëheqësi i listës së koalicionit PD-ASH-LDnëMZ Fatmir Gjeka, më herët kishte rekomanduar Gjeloshajt që të votojë pro qeverisë. Ndërsa nga LDnëMZ ende nuk është bërë ndonjë qëndrim zyrtarë.

Deputeti tjetër nga partitë shqiptare, Genci Nimanbegu nga Forca, njëkohësisht dhe kryetarë i Këshillit Kombëtar Shqiptar, kishte deklaruar se do të votojë pro qeverisë së Djukanovic.

Seanca për votëbesimin e qeverisë së Malit të Zi ka filluar sot në Parlamentin malazez me polemika të ashpra në mes të opozitës dhe shumicës parlamentare, por dhe SDP-së e cila është pjesë e kësaj shumicë, por e cila ka paralajmëruar se do të votojë kundër. /MALESIA.ORG/