Partitë shqiptare duke punuar në një platformë të përbashkët? (VIDEO)

Platforma-shqiptaretForcat politike shqiptare në Mal të Zi, këto ditë, po punojnë në hartimin e një platforme të përbashkët të veprimit politik. Me këtë platformë pritet që të harmonizohen qëndrimet dhe kërkesat e shqiptarëve në fushën e të drejtave dhe lirive të këtij komunitetit në Mal të Zi, shkruan Zëri i Amerikës.

Kjo nuk është hera e parë që subjektet politike shqiptare bëjnë përpjekje për bashkërendimin e veprimtarisë së tyre, por që të gjitha dështuan. Si pasojë kohëve të fundit është shtuar numri i partive politike duke e përçarë elektoratin dhe duke rrezikuar përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Se sa do të “jetësohet” një platformë eventuale e përbashkët e partive shqiptare është mjaft diskutabile, jo veç duke u bazuar në praksën e deritashme, por faktin se partitë shqiptare asnjëherë më parë nuk ishin në numër kaq të madh dhe të përçarë./MALESIA.ORG/