Gëzim Ibroçi deputetëve të partive shqiptare: Servilë dhe idiota politik

Gezim-IbrociGazetari Gëzim Ibroçi ka reaguar ashpër mbas votimit për Qeverinë e Malit të Zi të deputetëve të partive politike shqiptare.

“Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë përfaqësues, këto që nuk meritojnë të thirren me emra por “me nder me than” po na marrin në qaf, prezantohen si përfaqësues e nuk përfaqësojnë as veten, e kurrë në asnjë moment shqiptarët!”, shkruan Ibroçi dhe shton: “Dhashtë Zoti të shpërblehen shpejt sipas meritave, servilët dhe ‘idiotat politik’. Mallkuar qofshin të gjithë ato që po ia vejnë këmben popullit të vet vetëm për interesat personale, fotele e pozitat afatshkurta! Mallkuar e marrja i mbuloftë!”