KF Malësia, klubi i futbollit për të vegjlit, javën e kaluar fitoi vendin e parë në turnamentin i cili u zhvillua në Podgoricë.
KF Malësia me gjeneratën 2006, në mesin e 48 ekipeve nga Mali i Zi, Bosnja, Kroacia e Sllovenia arriti të fitoi vendin e parë dhe u shpallë kampione e turnamentit “Podgorica 2016”.
Vogëlushët nga Malësia në gjysmëfinale mundën ekipin nga Podgorica “Calcio” me rezultat 1-0, ndërsa në finale fituan “Elektron” nga Zeta, gjithashtu me rezultat 1-0.
“Këtë trofe të vendit të parë ja dedikojmë diasporës sonë e cila na ka mbështetë dhe përkrahë si financiarisht ashtu edhe moralisht”, shprehët trajneri David Camaj.
Ai sqaron se janë në përgatitje për Ligën e Malit të Zi në të cilën marrin pjesë me dy gjenerata, dhe synojnë për të fituar titullin e kampionit. Ndërsa ne i urojmë futbollistët e vegjël për fitoren dhe shpresojmë që të vazhdojnë me paraqitje të mira. /MALESIA.ORG/
