Ekspeditë e OJQ “LABEATËT” në qytetin antik të Shasit (Foto+Video)

342d4b35-1182-4226-864c-7ffb928b916aQellimi i ekspeditës ishte edukativ dhe arsimorë, përmesë së cilës anëtarët e ekspeditës do të njifen me qytetin e Shasit i cili njifet me një përmbajtje të pasur të trashigimisë kulturore historike, arkeologjike e religjoze. 

OJQ “LABEATËT” kanë një bashkëpunim të ngushtë me famullitarinë e Braticës Don Gabriel Grabanica, ideja e të cilit ishte ekspedita në fjalë, për çfarë e falenderojmë veçanarisht.
Në ekspeditë muarën pjesë: Luigj Camaj, Don Gabriel Grabanica, Anton Lulgjuraj, Anton Pllumaj, Nosh Lucaj, Bernard Hasanaj, Amina dhe Emin Nikaj, Jeton Dedvukaj, Pashko Micakaj, Aleksander Nilaj dhe Nikollë Gjokaj. 

Për momentin në qytetin e Shasit ishin duke u zhvilluar gërmime arkeologjike të organizuara nga Muzeu Kombëtar i Cetinës. Objekt i gërmimeve ishte kisha e Shën Gjon Pagëzuesit e cila gjendet brenda kalasë së qytetit antik të Shasit.

Udhërrëfyes i ekspeditës ishte Mr. i arkeologjisë Anton Lulgjuraj, një herë edhe anëtarë i ekspeditës kërkimore në gërmimet arkeologjike në qytetin e Shasit. Anëtarët e shoqatës fituan informacione të duhura edukative mbi historikun e qytetit të Shasit, rolin dhe funksionin që e kishte në periudha të caktuara historike. Por edhe për fatin jo të mirë të këtijë qyteti, për shkak se Shasi ka përjetuar shkatërrime e plaçkitje të shumëta nga barbarët: sllavët, mongolët, turqit, terrmetet e shumëta etj.

Pasi që gërmimet arkeologjike në Shas ishin të hapura për publikun dhe shumë transparente, nga kompetentët ( udhëheqësit e projektit për gërmime ) u njoftuam deri në detaje mbi punët që po bëheshin dhe mbi të arriturat e gërmimeve.

Anëtarët e ekspeditës patën mundësi që përveç mënyrsë së gërmimeve ti shofin edhe eksponatet ( artefaktet ) e gjetura gjatë gërmimeve në brendinë e kishës së Shën Gjon Pagëzuesit, çfarë pjesërisht mund të shifet në fotografi dhe video në disponim.

Ekspedita vizitoi edhe kishën e Shën Mërisë dhe kisha të tjera, numri i të cilave dikur ishte 365.
Deri më tani janë identifikuar veç mbetjet e 15 kishave të dikurshme. Kishat e Shën Mërisë dhe Shën Gjon Pagëzuesit u takojnë stilit romanik dhe gotik. 

Historiku i shkurtër:

Emri: shqip quhet Shas, në sllavishte Svač, në latinishte Suacium. Ishte qytet i fortifikuar mesjetarë. Mendohet se është krijuar që nga periudha e hershme kur u krijua edhe Dioklea.

Shasi gjendet në një kodrinë shkembore përmbi liqenin e Shasit në lartësinë mbi nivelin e detit mes 60 deri 70 metrash, në koordinatat gjeografike: 41⁰ 59′ 11” ϕN dhe 19⁰ 18′ 58” λE. 

Shasi përmendet në shekullin VIII si qendër peshkopale Diocesis Suacinensi. Ndërsa supozohet se është themeluar në shkeullin VI, në periudhën e mbretit Justinian. Ndërsa elementet e banimit janë shumë më të hershme. Janë gjetur mbetjet arkeologjike qe nga periudhat: neolitike, eneolitike, koha e hekurit, shekulli IV p.e.r. 

Qyteteti ishte i rrethuar me mure dhe kulla mbrojtëse. Hyrja kryesore ishte nga ana veriore, nën të cilën gjenden gjurmat e suburb, ( qytetit përreth qytetit të fortifikuar ). Brenda dhe jashtë fortifikatës së qytetit gjendet një numër i madh i kishave mesjetare të ndërtuara mbi themelet e kishave shumë më të vjetra. Hyrja e dytë ( mbetjet e së cilës janë shumë të ruajtura sikurë edhe ato të hyrjes kryesore ) gjendet në anën e liqenit me të njëtin emër nga i cili popullata e qytetit është furnizuar me ujë. I tërë qyteti i Shasit është një park arkeologjik shumë i pasur me mbetje arkeologjike nga periudhat e ndryshme në të cilin është identifikuar një numër i madh i objekteve të ndryshme, nga të cilat qartë janë identifikuar 15 kisha. Përveç të tjerëve Shasin e shkatërrojë dhe shkretërojë perandori serbë Stefan Nemanja. Këtë e dëshmon në shkrimet e veta i biri i Nemanjës Stefani i Parë i Kurorëzuar i cili thekson se përveç Shasit i jati i tijë kishte rrënuar edhe Drishtin, Shkodrën, Ulqinin edhe qytetin e famshëm të Tivarit ( Antibarus ).

Me ardhjen e turqëve Shasi definitivisht shkatërrohet dhe jeta në të vdes. Në vazhdim nga Shasi plaçkitet ajo cfare ka mbetur nga pasuria arkeologjike e kjo vazhdon deri në ditët e sotme.

Shkruan: Luigj Camaj
Video: Anton Pllumaj
Foto: Bernard Hasanaj




4a6a78c3-5a13-42a1-8a95-e5ccf9962044 9dcc00ca-3ead-490a-9287-4809e9ec110d 12c53e82-4b0d-4dd3-9338-2780cecd3b3f 17f52cbb-09c5-4a48-a6de-7ed1e6380b35 342d4b35-1182-4226-864c-7ffb928b916a 5663cfe1-95d2-45ab-95a7-db6d400e2844 9178c792-724c-401e-8110-65c5822c6aaf 12565428_790466461081758_4524620917749170925_n 12592291_790467421081662_6831182600122049287_n bb6c9b00-ff7f-4514-82a1-4aef7f427eb4 cc782375-7d74-4ab8-a8df-716cdd8e3420