Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani priti sot në Durrës përfaqësuesit e partive shqiptare nga Mali i Zi
Disa medie kishin raportuar se përfaqësuesit e partive politike shqiptare ishin ftuar nga Presidenti shqiptar për një takim rreth situatës politike në Mal të Zi, megjithatë siç mëson Portali Malesia.org nga presidenca shqiptare, takimi nuk kishte karakter politik, por drekë vëllazërore e shtruar nga presidenca shqiptare dhe shenjë mirënjohje për pritjen e cila i ishte bërë presidentit Nishani vitin e kaluar gjatë vizitës në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/