Aleanca qytetare (AQ) ka njoftuar se hulumtimet e reja tregojnë për trendin negativ të përfaqësimit të popujve pakicë.
Siç theksohet, në organet shtetërore dhe organet e administratës lokale sipas hulumtimit të Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave punojnë 90 Shqiptarë, që është vetëm 1,32% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.
“Në nivel të Qeverisë (ministrat, drejtorët e drejtorive dhe këshilltarët e kabinetit të ngushtë) nga disa qindra, vetëm dy janë Shqiptarë. Në Njësinë speciale antiterroriste, si njësi elitare e Drejtorisë së policisë, nuk ka përfaqësues të popujve pakicë, derisa numri i tyre në Agjenci për siguri nacionale është po ashtu i papërfillshëm”, pohojnë nga AQ.
Në këtë OJQ vlerësojnë brengosës faktin që organet dhe institucionet shtetërore janë akoma të mbyllura për përfaqësuesit e popujve pakicë duke theksuar se bëhet fjalë për nivel të lartë të diskriminimit. /UL.info/MALESIA.ORG/