Të kthehen mandatet e garantuara për partitë shqiptare

Genci-Nimanbegu-Nik-GjeloshajPartitë shqiptare, të gjitha njëzëri ndaj kërkesës për më shumë karrige në Parlament.

Forca e Re Demokratike Forca dhe Alternativa Shqiptare kanë kërkuar që partive shqiptare të u kthehen mandatet e garantuara brenda njësive të veçanta zgjedhore të cilat i kishin në ligjin e mëparshëm.

Siç njoftojnë, ata kanë dorëzuar këtë kërkesë kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapic-it, me kërkesë që kjo të shqyrtohet nga grupi i cili është duke përgatitë marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Forca dhe Alternativa Shqiptare kërkojnë shqyrtimin e kërkesës e cila ishte dorëzuar më parë, për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, në mënyrë që partive shqiptare të u kthehen mandatet e garantuara brenda njësive të veçanta zgjedhore.

Me shumicë votash, në kundërshtim me parimin e garantuar me Kushtetutë të veprimit afirmativ dhe kundër vullnetit tonë, kjo e drejtë na është shkurtuar”, thuhet në deklaratë.

Lidhur kërkesës për më shumë mandate (karrige në parlament) të gjitha partitë politike shqiptare janë unik dhe kanë shprehur se do të mbesin këmbëngulës. /MALESIA.ORG/