Kosovë: Tetë vjet shtet – festë dhe protestë

8 vj pavareisse kosoves qeveriaKosova ka shënuar 8-vjetorin e Pavarësisë me ceremoni zyrtare në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë dhe diplomatëve ndërkombëtarë, por aty munguan përfaqësuesit e opozitës.

Gjatë fjalimit para qytetarëve në ceremoninë festive, Presidentja Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje udhëheqësve politike për unitet dhe dialog.

“Sot është festë dhe festat, zakonisht bëjnë bashkë të gjithë, në një dialog që zëvendëson moskuptimin dhe keqkuptimet, që ndryshon botëkuptimin dhe që mban gjallë kulturën e marrëveshjeve. Është koha për të harruar mëritë, për të tejkaluar dallimet. Tani është koha e ndërtimit, që varet nga vet ne”, tha Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se, qeveria e tij do të punojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, për të përmbyllur transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura.

“Republika e Kosovës po shënon ditën e Pavarësisë në sheshin e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, këtu pranë Ibrahim Rugovës, që me simbolin e hapit të tij shënon vizionin e ecjes përpara të këtij vendi, shënon rrugëtimin e vështirë por të vendosur të këtij populli, shënon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe orientimin euroatlantik të qytetarëve të Kosovës”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Në tetëvjetorin e Pavarësisë, Kosova është e njohur nga 111 shtete, ndërsa është bërë pjesë edhe e shumë organizatave ndërkombëtare.

Pas përmbylljes së festës zyrtare, e cila zgjati më pak se një orë, udhëheqësit e institucioneve kanë vizituar kompleksin memorial të komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz, ndërsa kanë bërë homazhe edhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi kanë deklaruar pas homazheve se, opozita nuk ka arsye që të protestojë e t’ua prishë festën qytetarëve.

Në ceremoni nuk kishte përfaqësues nga Shqipëria, ndërsa qytetarë të shumtë kanë udhëtuar drejt Prishtinës për festë dhe protestë.

Protestë masive e opozitës kosovare, nuk shënohen incidente

8 vj pavaresi kosove proteste

Disa dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë Kosova sot i janë bashkuar protestës mbarëpopullore të organizuar nga opozita e bashkuar kosovare, për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe për të kërkuar largimin e Qeverisë e cila i ka nënshkruar këto marrëveshje. Protesta ka qenë masive dhe nuk janë shënuar incidente.

Sipas komunikatës për media të publikuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pak momente pasi ka përfunduar protesta e opozitës së bashkuar, në protestën e sotme morën pjesë më shumë se 100 mijë qytetarë nga mbarë Kosova.

Qytetarët kanë protestuar duke mbajtur në duar flamuj kombëtar shqiptar dhe me sloganet “Festë me Protestë” dhe “Për shtet me sovranitet”, duke shënuar kështu 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës me kundërshtim ndaj Qeverisë të cilën e quajtën jo legjitime dhe duke kërkuar largimin e saj.

Protesta e qetë dhe paqësore, sot ka filluar në orën 14:00, para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe protestuesit kanë marshuar përgjatë qendrës së qytetit dhe shesheve “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe janë ndalur tek Sheshi “Skënderbe”, para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku liderët e këtyre partive mbajtën fjalime.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit sepse, sipas tij, ata e kanë “kapur shtetin” . Sipas Ymerit, qytetarët përmes kësaj proteste masive i kanë thënë “mjaftë” kësaj Qeverie, “Zajednicës” Demrakaiconit, i kanë thënë “mjaftë Mustafës dhe Thaçit” të cilët e kanë shkelur Kushtetutën duke nënshkruar Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai ka shtuar se opozita nuk është kundër serbëve të Kosovës përderisa Serbia është kundër Kosovës, prandaj nuk mund të ketë normalizim në Kosovë deri sa në pushtet është koalicioni aktual qeverisës. Në fund, Ymeri i ka ftuar qytetarët për protestën e radhës më 27 shkurt, nëse deri atëherë kjo Qeveri nuk jep dorëheqje dhe nuk caktohen zgjedhjet e parakohshme.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke iu drejtuar qytetarëve të tubuar në protestë, iu tha se vetëm qytetarët mund të vendosin dhe ta rrëzojnë këtë qeveri dhe se ata janë kuorumi më i mirë që ka demokracia dhe që e ndërton lirinë dhe pavarësinë e Republikës. “Ata që e kanë ndalur këtë Qeveri jeni ju. Po të mos ishit ju dëmet do të ishin të përhershme dhe të pariparueshme. Prandaj, ju sot me vendimin për shkarkim i keni obliguar të gjithë ata që vendosin. Ju me të drejtë i obliguat që këtë vendim ta zbatojnë menjëherë” tha Haradinaj. Ai ritheksoi se vetëm populli mund të vendosë për të ardhmen e vendit dhe assesi “pushtetarët e korruptuar dhe pa integritet”.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë fjalimit të tij ka theksuar se sot në Prishtinë, populli i Kosovës ia ka marr mandatin Qeverisë aktuale dhe ka kërkuar zgjedhjet e parakohshme. Ai theksoi se populli dëshiron ndryshime dhe largimin e këtij pushteti. “Rruga e duhur për Kosovën sot janë zgjedhjet e parakohshme dhe llogaridhënia e atyre që e kanë shkelur Kushtetutën. Çfarë demokracie është ajo e cila nuk lejon popullin që të zgjedhë se kush duhet ta udhëheq. Qeveria e Kosovës ka humbur legjitimitetin e vet dhe më nuk mund ta përfaqësojë popullin e Kosovës” ka thënë Limaj. Në përmbyllje të protestës, moderatori ftoi qytetarët që të mblidhen sërish të premten për të kundërshtuar mundësinë e zgjidhjes së Hashim Thaçit si President.

Protestën e sotme e kanë mbikëqyrur një numër i madh i policëve dhe Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe autoblinda dhe automjete për topa uji të shumtë, në rrugët anësore pranë sheshit afër Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i ofendoi qytetarët. Policia i kërcënoi protestuesit, por populli doli në mbështetje të opozitës kundër diktaturës Thaçi – Mustafa. Folën bashkarisht më shumë se 100.000 protestues. Qeveria e hajnave ra, fitoi sovraniteti, fitoi demokracia.

Nëse nuk shpallen zgjedhjet, më 27 shkurt do të jemi edhe më shumë, edhe më fort.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, February 17, 2016