Prishtinë: “Urdhri i Lirisë” për shoqatat malësore nga diaspora

Urdhri i Lirise - Shoqata Malesia e Madhe Detroit dhe Nju Jork 3Kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës Shoqatat Atdhetare Malësia e Madhe në Detroit dhe Nju Jork.

Kryetarja Jahjaga, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh dhe organizatash, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Përveç dy shoqatave tona në diasporë, Malësia e Madhe në Detroit dhe Nju Jork, kryetarja ka dekoruar edhe Prof.Dr. Simë Dobreci nga Ulqini me “Medaljen Presidenciale të Meritave”.

Dobreci edhe në Republikën e Kosovës është shquar si pedagog, mjek edhe veprimtar i spikatur në vitet më të vështira për popullin shqiptar edhe në Kosovë. /MALESIA.ORG/