Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës – Haradinaj jep dorëheqje!

kuvendi i kosovesDeputetët e partive opozitare në Kosovë, hodhën sërish gaz lotsjellës në sallën e parlamentit vetëm pak çaste pas fillimit të sesionit pranveror të tij.

Gazi lotsjellës ndërpreu tri herë me radhë gjatë të premtes seancën e parlamentit dhe pas kësaj kryetari i parlamentit Kadri Veseli vendosi pezullimin për një ditë të 23 deputetëve të opozitës.

Forcat e sigurisë larguan me forcë nga salla e parlamentit deputetët e pezulluar.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendsoje, Visar Ymeri tha se largimi i deputetëve është veprim arbitrar.

Policia tha se ka shoqëruar për intervistim nënte deputetë të opozitës, nën dyshimet për përdorim të gazit lotsjellës dhe pengim të personave të autorizuar.

Pasdite parlamenti rifilloi seancën, por pa deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. Në seancë për pak çaste ishte deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i cili bëri thirrje që t’u jepet fund inateve.

Grupe veprimtarësh të partive opozitare qëndruan para parlamentit për disa orë në pritje të zhvillimeve brenda tij dhe u shpërndanë pas thirrjeve të drejtuesve të partive opoitare..

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për aosciacioin e komunave me shmicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Qeveria e Kosovës u bëri sërish ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës.

Por, partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ato i dhanë këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

VALMIRA_SEANCA_PREFINAL_19_02 from Koha.net on Vimeo.

Greg Delawie: Hedhja e gazit – zhgënjyese 

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, u shpreh i zhgënjyer me faktin se opozita ka vendosur të hedh sërish gaz lotsjellës.

“Para dy ditësh kremtuam ditëlindjen e Kosovës dhe është zhgënjyese që sot shoh se ka njerëz që duan të rrezikojnë demokracinë në Kosovë. U bëj thirrje të gjitha partive të ndryshojnë qëndrimet e tyre, të përpiqen të punojnë që nëpërmjet dialogut t’i japin fund kësaj krize politike. U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin fjalorin nxitës sic janë “tradhëtarë” apo “qyqarë”, që vështirësojnë dialogun dhe zhvillimin e Kosovës sipas nëvojës dhe dëshirës së qytetarëve”, tha ai.

Ramush Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit

ramush haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha nëpërmjet një komunikate se ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetit të parlamentit të Kosovës.

Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbluesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqën zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të zotit Haradinaj.

Më tej ai thekson se “në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit. Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.

Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature”, thuhet në njoftimin e zotit Haradinaj.