Prishtinë: Kuvendi votoi për president Hashim Thaçin

hashim thaciNën tensione politike dhe përplasje të dhunshme në rrugët qendrore të Prishtinës, Kuvendi i Kosovës ka votuar Hashim Thaçin president të Kosovës.

Thaçi u zgjodh president në raundin e tretë me 71 vota, 10 ishin të pavlefshme, ndërsa kundër-kandidati i tij Rafet Rama nuk pati asnjë votë.

Në dy raundet e para duheshin 2/3 e votave të deputetëve, pra 80 vota, përderisa për të tretin duheshin 61 vota.

Në raundin e parë zgjedhja e presidentit kishte dështuar. Nga 81 vota të deputetëve, Hashim Thaçi ka fituar 50 vota, 27 vota kanë qenë të pavlefshme, kurse 4 vota ishin për kundër kandidatin e zotit Thaçi, Rafet Rama.

Edhe raundi i dytë kishte dështuar. Nga 81 deputetë sa kanë votuar, 64 vota kanë qenë për Hashim Thaçin, 2 për Rafet Ramën dhe 15 të pavlefshme.

Gjatë dhe para votimit, në sheshin “Adem Jashari’, protestuesit kanë vazhduar të hedhin kokteje molotovi në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Këta të fundit kanë intervenuar duke hedhur gaz lotsjellës, si dhe po përdorin vrushkuj uji për të shpërndarë protestuesit.