Një film ku flitej shqip ishte për herë të parë pjesë e ceremonisë së Oscars. Filmi “Shok” mori kritika shumë të mira, por që nuk arriti të fitojë çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër. Ky çmim iu dha “Stutterer”, një film britanik 12-minutësh.
Në filmin shqiptar të prodhuar në Kosovë, për 21 minuta tregohen historia e miqësisë së dy fëmijëve në kohën e luftës në Kosovë dhe luftën e padrejtë të serbëve ndaj shqiptarëve.
Kjo ishte hera e parë që një film shqiptar të jetë nominuar nga akademia amerikane e filmit dhe ky mbetet suksesi më i madh deri tani i kinematografisë shqiptare.