Reagim i Shoqatave ” Malësia e Madhe” në NY dhe Detroit, me rastin e intervenimit të policisë në Vuksanlekaj

shoqatat-malesia-e-madhe-ny-mi-e1449176550815Të Mërkurën , me 2 Mars 2016 punonjësit e sektorit komunal për inspektime, të shoqëruar nga pjesëtarët e policisë së Malit të Zi, prishën gardhin rrethues të truallit të  vëllazërisë së Vuksankekajve në Tuz. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet  komunale të Podgoricës dhe organet e qeverisë malazeze demonstrojnë forcën ndaj  popullatës shqiptare të kësaj treve të cilët ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore për  mbrojtjen e pronave dhe trojeve të tyre stërgjyshore. Vetë fakti dhe emërtimi i pronës që  quhet ” Vuksanlekaj” dëshmon prejardhjen dhe pronësinë shqiptare të saj.  

Mali i Zi dhe qeveria e tij njeh vetëm metoda dhune dhe force për zgjedhjen e çështjeve  pronësore, veçanërisht kur kjo ka të bëjë me çështjet pronësore të shqiptarëve.  Gjithashtu, përmes këtyre metodave të mirënjohura për ne shqiptaret  ata tentojnë që  bëjnë presion në shpërnguljen e banorëve shqiptarë të Malësisë me qëllim që më vonë  të sjellin  banorë jo shqiptarë në vendbanimet e tyre dhe që përfundimisht të ndryshohet  struktura kombëtare të Malësisë në dëm të shqiptarëve.    

Është një paradoks i paparë i pushtetit të Malit të Zi i cili, në njërën anë aspiron të  anëtarësohet në strukturat euro­atlantike, kurse në anën tjetër përdorë metoda  mesjetare të dhunës për uzurpimin dhe eksproprijimin e pronave të pjesëtarëve të  “popullit pakicë ” të këtij shteti , përkatësisht të pronave të shqiptarëve.    

Mali i Zi dhe qeveria e tij antishqiptare mund të rrënoje me forcë gardhe, por asnjëherë  nuk do të mund të mposhtë vullnetin dhe vendosmërinë e banorëve autokton shqiptar të  këtyre trojeve për të mbrojtur me çdo kusht pronat të cilat i kanë trashiguar brez pas  brezi nga të parët e tyre.  

Po ashtu, dëshirojmë te nënvizojmë se shoqatat tona nuk do te përkrahin  interesat e grupeve apo individëve qe tentojnë të përfitojnë në kurrizin e interesave tona  të përbashkëta. Një prej parimeve tona, për të cilat edhe jemi përcaktuar, është  indiferenca jonë ndaj interesave të ndryshme partiake, grupore, klanore apo ndonjë  individi, përballë interesit te përgjithshëm malësorëve.    Në këtë aspekt, ashtu si gjithmonë edhe tani ata do të përkrahim idete e mirefillta që  shkojnë në interesin e Malësisë .

Ne do të bëjmë ç’është e mundur që të njoftojmë  ligjvënësit amerikan si dhe qendrat e tjera vendim­marrëse lidhur me shkeljen e  vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve nga ana e pushtetit të Malit të Zi .    

New York, Detroit  5 Mars 2016