Shkolla e Kurbinit është shkolla e parë shqipe

mesuesiShkruan: Tina Lulgjuraj, mësuese 

Në mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Siç e dimë,hapja e shkollës së parë shqipe, 7 Mars 1887 në Korçë kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, për të cilën dhanë kontributin e tyre edhe vëllezërit Sami e Naim Frashëri.

Por a është kjo në të vertetë datë e cila shënoj në historin tonë hapjen e parë të shkollë Shqipe?

Prof. dr. David Luka pohon se shkolla e Kurbinit është shkolla e parë shqipe. “Shkolla e Kurbinit zë fill më 1632, vazhdon më 1641 dhe mbyllet më 1650. Mbylljen e shkollës e sqaron dokumenti i këtij viti. Kemi një letër që Mark Skurra i drejton një kardinali, ku i shpjegon se meqë ai ka arritur moshën e pleqërisë, nuk mund të qëndrojë më gjatë në ato vende me ruajtë kishën nga persekutimet e barbaritë dhe me mbajtë shkollën e 12 xhakojve për t’i shuguruar pastaj meshtarë për të mirën e popujve të krishterë. Në këtë shkollë mësimi është bërë shqip. Për programin që është zbatuar aty citoj atë që thotë prof. Shefik Osmani në enciklopedinë e vitit 1985: “Shkolla e Kurbinit, një nga shkollat e para shqipe, e themeluar më 1632, në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit aty jepej edhe mësimi i gramatikës. Përdorëshin si tekste mësimore edhe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit në gjuhën shqipe. Pushtuesit osmanë e pënguan deri sa e mbyllën”.

Pra shkolla e parë Shqipe është hapur 400 vjet më par. Për shumë dhjetevjeqar shteti komunist ka servisur tezën zyrtare se sipas të cilës shkolla e parë shqipe është hapur vetëm në Korçë me 7 mars 1887 Faktet tregojnë se shkolla shqipe janë hapur në viset e veriut rreth 400 vjet më parë. At Donat Kurti në një studim të botuar në revisten Hylli i Dritës me 1935 flet për të parën shkollë shqipe të hapur me 1638. Si të parat shkolla ‘’pë sa dijm na’’ ai permënd shkollat e Pdhanes (lexo:Pllanes) ,e Blinishtit dhe e Shkodres. Për të parën ai thotë se është hapur me 1638.Ndërsa studiusi amerikan Edwin Jacques në librin e tij të njohun ‘’Histroria e Popullit Shqiptar nga lashtësia deri në ditet e sotme’’ (The Albanians:An Ethnic history from Pre-Historic Times to dhe present ) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë në vitin 1632. Shkolla e parë e dokumentuar në gjuhen shqipe u hap në Velje (Vele) te Mirdites me 1632.Po nje tjeter shkollë e hershme është edhe ajo në Kurbin e vitit 1632. Në këto shkolla pervec shkrimit e leximit aty mesohej edhe gramatika shqipe e perdoreshin librat e Bardhit,Bogdanit e Budit. E.Jacques shton se nje tjeter shkolle u hap ne Pllane nje fshat afer lumit Mat me 1638, në Troshan me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Në këto shkolla terhjekun vëmëndjen emrat e mesuesve su :Shqiptari (Gjon) Shkodrani (Filip) e Dhermiu me prejardhje nga jugu i Shqiperise nga Dhermiu. Deri me 1878 u hapen shkolla në gjithë veriun e deri në Durrës.Kishte 21 shkolla fillore qe zhvillonin veprimtarine e tyre më nga 30 nxënës secila duke perjashtuar ate të Prishtinës që kishte më se 80 nxënës. Të gjtha këto shkolla ishin fetare katolike gjë e kuptushme për kohen dhe nuk kishte si te ishte ndryshe. Katolicismi perfaqesonte fene e pare te shqiptarve. E.Jacques citon nji klerik franceskan me emrin Leonardo i cili lidhur me thelbin e shkollave pohon: Ne Jemi më shumë misionare te qytetnimit se sa të fesë. Me këtë frymë mbahet edhe Kuvendi i Arberit me 14-15 janar 1703 të dielën e dyte të Epifanise ne Kishen e Shën Kollit ne Mirkinje te Lezhës. Kuvend i organizum nën drejtim e nji Pape të madh Klementi XI pape me gjak shqiptari i cili sunonte të mbante gjallë hqiptarizmin e kombin shqiptar nga asimilimi i perandorise Osmane. Sic dihet historikisht dokumentet u botun si në latinisht si në shqip 300 vjet më parë gja që dëshmon se ishin të shumtë ata njerez qe dinin te shkuanin e lexonin shqipen pra as shkollat ku ata ishin shkolluar. E.Jacques thekson se në Shkoder në 1877 kishte nji qendër me ndikim e arsimim të larte Kolegji Shën Francesk Savierit, qe paiste me arsim tregtar e teknik më se 400 studente. Kjo shkollë e larte ishte edhe nji qëndër shkencore për krejt Ballkanin.Në këtë Kolegj Shën Francesk Savierit ndollej edhe Observatori astronomik i themelur me 1888 si i pari observator astronomik në Ballkan. Observatori astronomik vazhdoi funksinimin e tij deri me 1947 kur u konfisku na komunistet. Le të kthehena tek shkollat.Asnji botim zyrtar nuk i përmend ato e vazhdohet me tezat e vjetra ku i bahen elogje shkollës së Korçes. Ndodh për përgjegjësinë shtetnore, padije,për ateizem, apo pse janë gjurmet e frymes kunder-kombëtare të diktatures e cila e vënte ‘’intercionalizmin ‘’ e ideologjine para interesave kombëtare? Çdo të thotë prapësimi i historisë e qumja e hapjes së shkollës së parë shqipe me 300 vjet më vone nga sa eshte e verteta e dokumentuar. Ne nji Europe ku lulzojnë Universitetet mijevjeqare eshte dicka e perbindshme e mostruoze kunder kultures e historise së kombit tand te deklarohet se kemi hapur shkollen e pare shqipe me 1887 kur e vërteta është krejt ndryshe dhe duke humbur qellimisht 300 vjet histori e kulture. Është një ndër sherbimet ma të keqia që i bahet Kombit Shqiptar si dhe nji investim për llogari të qarqeve etnonacionaliste te Ballkanit. Të gjithë diktatoret e perkambim popullin e vet por jo edhe kulturen e trashiguar e gjuhen e tij. Me sa duket eshte quajtur politikisht e drejte dhe e dobishme qe per inad te Shkodres dhe te Veriut antikomunist për urrejte ndaj katolicismit e qyteterimit perendimor te sakrifikohej e fundosej edhe kultura e trashigimia e qytetnimit Europian i kombi shqiptar.

Ndërsa kur është fjala për hapjen e shkollave shqipe tek ne, pra në territorin e Malit të Zi, sipas studiuesit prof.dr. Palokë Berishaj,datojn që nga viti 1893 në Arzë-Hot, Tuz (v.1915/16), Triesh (v.1916/17), Priftën (v.1916/17), Dinoshë (v.1917/18), Ulqin, Larje, Plavë, Vuthaj e Martinaj (v.1916/17).

Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesin tonë të parë që na mesuan shkonjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.Na mesuan poezite e bukura te autorve tone të mrekullushem që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thelle në mendjet tona.Me aq dashuri e respekt janë sjellur me ne per té na mesuar e kritikuar me atë metoden dashamise kur ne benim gabime.Mesimet e mesuesve tone u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen.Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dale në jetën tonë të pavarur.Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë.

Furra Tahiri