Nuk mund të komentoj deklaratat e deputetëve që fatkeqësisht kanë 300-400 vota, ka thënë deputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu.
Në lidhje me formimin e ri të klubit nga deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj me Lëvizjen URA dhe deklaratat e Gjeloshajt se në mes tyre nuk ka komunikim të mirë, Nimanbegu tha se nuk mund të komentojë deklaratat e deputetëve që fatkeqësisht kanë 300-400 vota.
Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare vazhdojnë me “përplasje” duke akuzuar njëri-tjetrin. Edhe pse të dy deputetët, Nimanbegu dhe Gjeloshaj, i japin përkrahje Qeverisë Djukanovic, ata ndryshe veprojnë kur është fjala të përkrahin njëri-tjetrin. /MALESIA.ORG/