Bardhi i punësuar jashtëligjshëm në Komunën e Ulqinit

mehmet_bardhi_8Ish-Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe lideri i koalicionit “Bashkë për të Ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka kohë më parë kishte punësuar në mënyrë të jashtëligjshme kryetarin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhin.

Sipas gazetës “Dan”, më 9 mars Gjeka kishte nxjerrë një vendim pune për Mehmet Bardhin në pozitën e këshilltarit personal – përkthyes në mënyrë retroaktive, filluar nga 6 nëntori i vitit 2013.

Sipas këtij vendimi, ish-deputetit të Ulqinit, nga buxheti i komunës së Ulqinit do të duhet të i paguhen 28 pagat edhe pse në këtë periudhë Bardhi praktikisht nuk ka shkuar në punë dhe as nuk ka kryer punën e përkthyesit. Duke pasur parasysh se paga e këshilltarit në komunë nuk është më pak se 600 euro, del se ri-punësimi i Bardhit për qytetarët e Ulqinit të kushtojë të paktën 17 mijë euro.

Gjeka dhe Bardhi janë partner në nivelin republikan, mandatin e të cilëve pas Gjekës e mban Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/