Pasi dje u nënshkrua marrëveshja për punimet në rrugën e Trieshit, sot në punishte doli edhe makineria e duhur dhe kanë nisur punimet.
Financues të këtij projekti janë veprimtarët nga diaspora.
Kolë Cacaj dje nënshkroi kontratën me firmën Piros e gjithashtu u morën edhe lejet e duhura nga ministritë përkatëse.
Fillimisht do punohet në shpërthimin e shkëmbinjve dhe zgjerimin e rrugës e pastaj do kalohet në fazën e shtrimit të saj për të mbetur në fund edhe asfaltimi. Rruga ekzistuese do të zgjerohet edhe për 3 metra tjera.
Donatori kryesorë i projektit është veprimtari Kolë Cacaj. /MALESIA.ORG/